Spahiu: Parlamenti
nuk më shkarkon dot

Spahiu: Parlamenti<br />nuk më shkarkon dot
TIRANË - Zëvëndëskryetari i Këshhillit të Lartë të Drejtësisë Z.Kreshnik Spahiu ka reaguar kundër deklaratave te kryministrit Sali Berisha të bëra publike në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Spahiu e ka cilësuar të pavend dhe antikushtetutes kërkesën e deputeëteve të djathtë për shkarkimin e tij nga detyra e zëvnëndëskryetarit të KLD. “Prej më shumë se katër vitesh unë kam duruar presione sa i përket detyrës sime, dhe kjo është e faktuar jo vetëm në arkivat e medias, por edhe “Ëikileaks” foli qartë për kërcënimet që unë kam marrë për shkak të qëndrimeve të mia të hapura ndaj cështjeve të rëndësishmë në drejtësinë shqiptare”- tha Spahiu.

Zëvëndëskryetari I KLD rikujtoi me detaje aksionin e ish-ministrit të drejtësië.Enkelejd Alibeaj në vitin 2009, i cili ishte nismëtar i kërkesës për verfikimin e mandatit të Zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas deklartave publike lidhur me çështjen “Gërdeci “.
Spahiu u shpreh se deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia dhe e gjitha bëhët për të devijuar vëmendjen e publikut.
“Pikërisht sot, kur shqiptarët dhe mbare opinioni publik i kanë sytë nga drejtësia, kryeministri i vendit sulmon qëllimisht sistemin e drejtësië duke shpërqëndruar vëmendjen, dhe ktë e bën duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Spahiu.

“MË SHKARKON VETËM KLD, JO POLITIKA”
“Pushka top le të bëhet zoti Kryeminister por rruga nuk do të hapet. Drejtësia dhe Institucionet e saj nuk do të hapin krahun si rrjedhoje e asnjë forme presioni qoftë ky mediatik, I drejtëpërdrejtë dhe institucional”- deklaroi zoti Spahiu si përgjigjie e kërkesës për shkarkimin e tij.
“2012 është cilësuar si fundi I botës nga ana shkencore por unë di të thëm që 2012 do të jetë fundi I kësaj politikë kërcënuese ndaj institucioneve, i kësaj politikë që nuk respekton ligjet e vendit, i kësaj politikë shkel me katër këmbë ligjin themeltarë të vendit, Kushtetutën” , tha ai.

“Unë asnjëherë gjatë gjithë viteve të ushtrimit të detyrës sim nuk e kam shkelur etikën e komunikimit, etikën profesionale dhe etikën publike. Ndaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit tim, kryeministrit të shqiptarëve që të ruaj etiken e komunikimit me publikun, median dhe institucionet kushtetuese të vendit tone”, përfundoi Spahiu.
Zëvëndëskryetari i KLD theksoi se kërkesa drejtuar Kuvendit të Shqqipërisë është antikushtetuese dhe antiligjore pasi ligji nuk përcakton konceptin e shkarkimit të Zëvëndeskryetarit të KLD, ndërsa mbarimi I mandatit të çdo anëtari të KLD deklarohet nga vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta

Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta