Spahiu: Pas barrikadës qëndron
mafia serbe dhe ajo shqiptare

Spahiu: Pas barrikadës qëndron<br />mafia serbe dhe ajo shqiptare
MITROVICE- Mitrovica nuk është treguar e gatshme ta largojë barrikadën, sepse mafia në të dyja anët e qytetit është shumë e fortë, prandaj heqja e saj që u bë me urdhër të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas presionit të kancelares gjermane Angela Merkel, hasi në kundërshtim të mafisë nga të dyja anët, ka thënë analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Protestën e organizuar pas rivendosjes së të ashtuquajturit “Park i paqes”, Spahiu e sheh si tendencë për betonim të situatës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Spahiu ka thënë se rruga për heqjen e barrikadës është mirëkuptimi dhe krijimi i një atmosfere që e eliminon krimin e kontrabandën, si dhe mundëson bashkëpunimin mes qytetarëve dhe lëvizjen e lirë.

Duke folur për historikun e problemit të Mitrovicës, Spahiu është shprehur se ndarja e parë legale ka ndodhur nga ish- kryeadministratori i UNMIK-ut, Michael Steiner, më 25 nëntor të vitit 2002, kur ai e ndau Mitrovicën në dy administrata, që në fakt, sipas Spahiut, krijuan bazën për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna.

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri