Spahiu: PD po përdor
drejtësinë për qëllime vetjake

Spahiu: PD po përdor<br />drejtësinë për qëllime vetjake
Nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës tha se aktiviteti i Aleancës Kuq e Zi nuk është politik.

“Jam i përfshirë në aktivitetet e Aleancës Kuq e Zi, por kjo lëvizje nuk ka funksion politik. Kauza e Aleancës Kuq e Zi është me rëndësi për shqiptarët”, tha Spahiu


Pyetjes së gazetares, nëse Aleanca Kuq e Zi do shndërrohet në një parti në të ardhmen, Spahiu iu përgjigj duke i thënë se nuk i përket atij ky vendim, por vetë aleancës.

“Kjo është një pyetje që nuk më përket mua, i përket të ardhmes së aleancës e cila synon të aktivizojë 1 milionë aktivistë. Për tu kthyer në parti duhet një vendim kolegjial, jo aventuresk. Mund edhe të mos shndërrohet në parti” u shpreh Spahiu.

Spahiu foli edhe për ngritjen e komisionit hetimor, me qëllim shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të KLD, duke akuzuar PD-në se po përdor institucioni e drejtësisë për qëllime vetjake politike. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë