Juristi Kreshnik Spahiu thotë se fakti që Drejtësia shqiptare nuk ka arritur të kryejë detyrën e saj për hetimin dhe gjykim shterues të 4 vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, tregon se ajo është intimiduar nga zyrtarët e përfshirë në ngjarje.

“As Enver Hoxha nuk ka guxuar të vrasë 4 veta në Bulevard para zyrës së tij. Mund të ketë vrarë me qindra dhe me mijëra nëpër burgje, ka ekzekutuar nëpër kufij. Ama në Bulevard nuk ka shti pushkë para zyrës së tij. Dhe këtu fillon dhe mbaron analize për çdo kënd i cili vë në diskutim a kanë pasur frikë të hetojnë për këtë çështje. Apo nuk kanë pasur frikë. Si mund të mos kenë pasur frikë që një çështje që mund të hetohej për 15 minuta, u desh 15 vjet me pyt 5 dëshmitarët kryesorë të asaj çështje”,- tha Spahiu në "Repolitix".


Lajmi kryesor:

21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës për 'Repolitix': S’ka vullnet nga SPAK për të hetuar seriozisht! Berishën mezi e morën në pyetje! Brahos i kërkova që dosjes t’i shtonte dhe një prokuror