Spahiu: PS-PD përgjegjëse
për refuzimin e statusit
Kreu i AK-së ka akuzuar qeverinë dhe socialistët si përgjegjës që sot Shqipërisë iu refeuzua dhënia e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
TIRANE - Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Sipas kreut të Aleancës Kuq e Zi, Krehsnik Spahiu, ky është premtimi i pambajtur i kryeministrit Berisha, kur vetëm sot Evropa i tha Jo Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Spahiu tha se refuzimi i statusit shënohet në një ditë që përkon me 22-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ndërsa fajësoi qeverinë Berisha por edhe socialistët, të cilët sipas tij “e rreshtuan Shqipërinë të parën për krime, trafiqe, korrupsion dhe të fundit në standardet ekonomike, politike dhe institucionale.”
“22 vite demokratët dhe socialistët e rreshtuan Shqipërinë të parën për krime, trafiqe, korrupsion dhe të fundit në standardet ekonomike, politike dhe institucionale. Sot Brukseli i tha JO partisë e cila u përpoq t’i kapërcej standadet jo me përmbushje por me lobime anti shqiptare duke bërë koncesione në kurrriz të cështjes kombëtare. Demokratët dhe socialistët dështuan në qeverisjet e këtyre 22 viteve dhe na lan pas serbëve, malazezëve, maqedonasve dhe boshnjakve, pavarësisht faktit se këto kombe dolën nga 15 vite konflikte etnike dhe luftra. Historia dhe populli duhet të ndëshkojë këta politikanë dhe kye-arkitektin e rrënimit të integrimit të Shqipërisë, shtetasin Sali Berisha. Populli shqiptar duhet të ngrihet në këmbë për të larguar nga drejtimi dhe politika “krokodilin” e izolimit të Shqipërisë si mundësia e vetme që kombi më i lashtë në Europë të mos marr damkën e turpit në historisë moderne të Bashkimit Europian. Vendimi i refuzimit të vendit kandidat është një mesazh i qartë i Brukselit për cdo shqiptar, që të largojë me cdo mjet dhe kusht shtetasin Berisha nga politika”, u shpreh Spahiu.
Sipas kreut të AK-së, Parlamenti “dy ngjyrësh i demokratëve dhe socialistëve duhet të shpërbëhet dhe populli për herë të parë në histori duhet të sjellë një kuvend kuqezi.”
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.9%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lajme të mira në punë...Çfarë parashikon horoskopi për ju sot
26 Janar, 07:21
-
La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'
25 Janar, 22:57
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20