Ai edhe më herët publikisht kishte shprehur rezerva për punën e kreut të Xhelilit në krye të bashkisë së Peshkopisë, i kërkoi edhe kryeministrit Edi Rama, të kërkonte ndjese për përzgjedhjen që bëri për Bashkinë e këtij qyteti.
"Ajo që dua të theksoj është se fakti që është shkarkuar sot nga qeveria duhet të shoqërohet edhe me një kërkesë falje të personave që e kanë propozuar një kandidaturë të tillë. Kryeministri, deputeti i zonës dhe të gjithë ata që e mbështetën", u shpreh Spahiu.
Redaksia Online
Shqiptarja.com