Spahiu replikon me Ben Blushin: Shqipëria vetëm çmimet ka europiane, por standardet afrikane

 

Juristi Kreshnik Spahiu replikoi në distancë me shkrimtarin dhe analistin Ben Blushin që deklaroi se shqiptarët duhen të ndjehen të fyer nga Tanja  Fajon. Kjo e fundit theksoi se Shqipëria do të jetë gati për anëtarësim në 2030. Spahiu thotë në Report Tv se Shqipëria ka standarde afrikane kur çmimet janë europiane nga ana tjetër. Sllovenia që përfaqëson Fajon është shumë para vendit tonë, pasi kur ata anëtarësoheshin në BE, në Shqipëri njerëzi godisnin njëri tjetrin me kallash. 

'E kam dëgjuar zonjën Tanja Fajon që ka deklaruar në 2030 do jemi gati për BE dhe një deklaratë tjetër që shumë vende mund të rrezikojnë mund të mbyllen. Kam dëgjuar dhe shumë kritikë ndaj saj, dhe Ben Blushin që deklaroi se shqiptarët duhet të ndjehen të fyer nga Tanja Fajon. Shqipëria realisht vetëm çmimet i ka europiane, por standardet i ka afrikane. Kur Sllovenia hapte dyert në BE, Shqipëria hapte depot e armëve. Sllovenia del nga ish Jugosllavia, si republika më e zhvilluar e Jugosllavisë. Sllovenia pati zhvillim të lartë, është në standarde më të larta se Bullgaria, Rumania, Polonia. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë. Niveli i Sllovenisë është i pakrahasueshëm me Shqipërinë. Nga 97 dhe në vitin 2003 kur u bë pjesë e BE, Shqipëria ishte 3 dekada pas. Shqipëria duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e BE. BE dhe planeti nuk rrotullohen në Tiranë', thekson Spahiu për Arbër Hitajn.


Lajmi kryesor:

Spahiu: BE s’rrezikohet nga emigrimi i 1 milion shqiptarëve, por nga dyndja e 1 miliard afrikanëve, arabëve dhe aziatikëve


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen

Presidenti Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen