TIRANE - Rinia duhet të largojë nga pushteti komunistin e fundit në Europë. Kështu është shprehur ditën e sotme Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. në një takim me të rinjtë e Tiranës, Spahiu tha se janë pikërisht të rinjtë që duhet të rrëzojnë komunistin e fundit në Europë, i cili flet për duar të pastra dhe vret në bulevard.
“Sa herë që shtetasi Berisha çon vendin në katastrofë sajon një gjë që populli ta harrojë çfarë tragjedie i ka shkaktuar. Rinia duhet të largojë nga pushteti komunistin e fundit në Europë. Berisha flet për Prevezën, kur largon Tiranën nga Brukseli. Berisha flet për bashkim pikërisht ditën që largon Shqipërinë nga BE. Ai flet për një pasaportë shqiptare për të gjithë ditën që publikon censusin e manipuluar. Ai flet për qeverisje me duar të pastra pikërisht kur duart i gjakos dhe vret të rinj në bulevard”, theksoi Spahiu.
Mes qindra aktivistëve kuqezi kreu i AK-së deklaroi se "22 vite më parë në rrugët e bulevardit dëshmorët e kombit u shfaq njeriu të cilin sekretari parë i partisë komuniste Ramiz Alia e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sistemin pluralist në Shqipëri dhe për të përçarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do ta pritej me fishkëllima mes mijëra studentëve si njeriu i cili kërkoj që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakërinë e një krokodili politik ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë demokratike dhe ta përndiqte penalisht dhe moralisht deri sa agjenda e demokracisë u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij. 22 vite më parë ndryshimi do të vinte me shumë pak viktima por mijëra dhe mijëra të tjerë student dhe punëtorë, intelektual dhe politikanë do të vriteshin në vitet e sundimit të tij politik. Shqipëria do të përjetonte vitet e errëta të rebelimit popullor për të larguar njeriun që hapi depot e armëve për të nxitur luftën civile në Shqipëri por falë maturisë popullore ajo do të shmangej por me shumë dhimbje sepse afro 5000 qytetarë do të humbnin jetën në atë periudhë”.
Duke folur më tej Spahiu tha se Berisha gjithmonë zhvendos vëmendjen nga problemet.
“22 vite më parë ne thërrisnim e duam Shqipërinë si gjithë Europa" po kjo thirrje ka buçitur nga breza të tjerë sepse sot ju bijtë e atij brezi të atëhershëm keni ende në krye njeriun i cili po na mban larg bashkimit dhe integrimit. Sa herë që ai shkakton një tragjedi ai shpik një gjëmë për të shkëputur vëmendjen e shqiptarëve dhe diplomatëve të huaj. E gjithë loja e pseudonacionalizmit të shtetasit Berisha ka qenë “zhvendosja e axhendës". Sot ai ja ka arritur qëllimit sepse askush nuk flet për katastrofën që i ka ndodhur Shqipërisë duke ju refuzuar statusi për herë të tretë”, deklaroi Spahiu.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com