Spahiu: Të publikohen udhëtimet
jashtë edhe të ministrave

Spahiu: Të publikohen udhëtimet<br />jashtë edhe të ministrave
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë reagon ndaj pretendimeve të kryetarit të komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj se nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ardhur asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e kërkuar.

Nëpërmjet një prononcimi për shtyp pak orë pas deklaratës së Enkelejd Alibeajt, Spahiu tha se dokumentet ishin vënë në dispozicion të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërkohë që Alibeaj në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor deklaroi se nuk e dinte nëse mos dhënia e informacionit “është karshillëk apo neglizhencë e Spahiut”

Sipas Spahiut KLD është e hapur për të vënë në dispozicion çdo dokument zyrtar, veçse në këto momente ato janë vënë në dispozicion të KLSH, Kontrollit të Lartë të Shtetit, i vetmi organ që raporton në Kuvend për kontrollin.

“Jemi të hapur të japim çdo informacion dhe document zyrtar. Por ka radhë në praktikën e institucioneve shqiptare. Nga data 1 shkurt në KLD me shkresë zyrtare është kërkuar auditimi i plotë 3 vjecar i veprimtarisë ekonomike, financiare e të KLD-së. Prej disa ditësh pranë zyrave të këtij Këshilli mund të gjeni një grup të auditimit të KLSH

Në respket të kushtetutës KLD i ka vënë në dispoizicon KLSH të gjithë dosjet dhe dokumentacionin original për këtë periudhë dhe në referencë të Kushtetutës është KLSH i cili informon dhe raporon në kuvend për kontrollin” – deklaroi Spahiu.

Më tej ai shtoi se po hetohen dhe verifikohen hyrjet e daljet e tij jashtë Shqipërisë. Sipas Spahiut për 3.5 vite, në postin e nënkryetarit të KLD-së janë verifikuar 39 hyrje e dalje të tij jashtë Shqipërisë.

“Ftoj publikun dhe median që për hir të transparencës të publikojmë hyrjet daljet e çdo ministri e zyrtari të lartë të cdo shteti për të parë në referncë krahasuese hyrjet e daljet e cdo kujt dhe qëllimet e tyre”- tha Spahiu.

Ai akuzoi se po përpiqen të përfshirjë të gjithë këto hyrje dale jashtë Shqipërisë, në periudhën që ai është nën drejtimin e Aleancës Kuq e Zi. Spahiu kërkon të nënvizojë se hyrjet dhe daljet e tij më të shumta kanë qenë në qytete si Prizren, Tetovë, Prishtinë, të cilat ai i quan “qytete shqiptare” ndërsa për disa deputetë janë “qytete të huaja”

“AK nuk është krijuar 3. 5 vjet më parë por 10 muaj më parë….dhe pjesa më e madhe është në Prizren, Tetvovë, Prishtinë” deklaroi Spahiu duke shtuar se “Qëllimet e vizitave jashtë Shqipërisë kanë qenë publike , dhe asnjë udhëtim nuk ka qenë në konflikt me detyrën”

Komisioni parlamentar hetimor për shkarkimin e zv/kryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, në mbledhjen e thirrur të mërkurën, caktoi 13 shkurtin si datën e miratimit të raportit përfundimtar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin