Deputeti i përjashtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu që u përjashtua vetëm pak ditë më parë nga grupi i LSI-së, pasi u deklarua kundër të huajve në Vetting, është ulur në seancën e sotme afër Ben Blushit dhe deputetëve socialistë.

Ky qëndrim i Spahiut vjen pas deklaratës së tij, se do të votojë pro reformës në Drejtësi dhe se vota e tij do të jetë për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Por ende nuk dihet nëse Spahiu do ti bashkohet apo jo grupit parlamentar të PS-së.

deputeti perparim spahiu

deputeti perparim spahiu

deputeti perparim spahiu

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)