Spaho ankohet: Institucionet nuk
më japin dokumentet e CEZ

Spaho ankohet: Institucionet nuk<br />më japin dokumentet e CEZ
Konferenca e Kryetarëve ka debatuar në mbledhjen e saj të fundit për hetimin parlamentar për zgjidhjen me marrëveshje të kontratës me CEZ, për të cilën po heton opozita. Edmond Spaho, kryetar i komisionit hetimor është ankuar se institucionet nuk i kanë dhënë dokumentacionin e kërkuar komisionit parlamentar.

I kemi dërguar kërkesat ministrive për të na sjellë materialet për procesin hetimor dhe sipas ligjit ka një afat deri në 10 ditë. Ky afat i përcaktuar me ligj mbushet sot. Unë kam marrë një përgjigje nga Kryeministria e cila thotë se materialet që na kërkoni ne, ngarkojmë Ministrinë e Energjetikës që t’jua vërë në dispozicion. Ndërkohë nga Ministria e energjetikës i është dërguar një letër Prokurorisë ku i kërkohet leje në se munden të na i sjellim materialet apo jo.Kjo më duket jo serioze, pasi ligji e ka përcaktuar qartë natyrën e hetimit të Kuvendit dhe të Prokurorisë. Kërkojmë që të ndërhyni që të na sjellin dokumentacionin pa vonesë, pasi vonimi i dokumentacionit na çon në harxhimin e kohës dhe ne nuk mund të respektojmë afatet që ka vendosur Kuvendi për zhvillimin e tij”-tha Edmond Spaho.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr