Spaho:Dorëheqja e Metës e Tahirit
hapi i parë për kthimin e stabilitetit

Spaho:Dorëheqja e Metës e Tahirit<br />hapi i parë për kthimin e stabilitetit
Dorëheqja e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe largimi i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri konsiderohen nga demokratët hapi i parë për kthimin e stabiliteti në vend.

Nga selia blu nënkryetari I PD Edmond Spaho tha se prej 10 ditë ushqiptarët u këkrojnë këtyre zyrtarëve të lartë t’i hapin rrugë drjetësisië për këot akuza të rënda ndërsa plani I shpëtimit të dmeokratëve është rruga përmes të cilës shpëtohet demokracia dhe stabiliteti i vendit.

Deklarata e plotë e deputetit të PD, Edmond Spaho
Prej 10 ditësh, kryetari i Parlamentit dhe ministri i Brendshëm, dy funksionarë të rëndësishëm të shtetit janë pa legjitimitet dhe vazhdojnë të ushtrojnë detyrën edhe pse në sytë e mbarë shqiptarëve janë të akuzuar njëri për marrje rryshfeti e tjetri për lidhje me bandat e trafikut të drogës.

Kryetari i Parlamentit është akuzuar nga avokatët e qeverisë shqiptare për korrupsion, dhe provat e argumentat e tyre për rryshfetin e Metës janë pjesë e raportit që kanë paraqitur në Arbitrazhin e Vjenës.

Ministri i Brendshëm akuzohet nga një oficer i lartë i antidrogës me lidhje të forta me partnerët europianë, se është i implikuar me bandat më të rrezikshme të narkotrafikut në Jug.

Ky vend dhe qytetarët e tij nuk mund të mbajnë në kurriz dy funksionarë të lartë të shtetit, nën të tilla akuza.

Ndaj Partia Demokratike, përsërit kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të Ilir Metës dhe vendosjen e tij në dispozicion të një hetimi të plotë dhe të besueshëm për akuzat e bëra publike.

Largimi i Saimir Tahirit është parakusht për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë e të pandikuar mbi akuzat e tmerrshme dhe faktet e bëra publike për implikimin e tij në trafikun e drogës përmes kushërinjve Habilaj të cilëve ju ka vënë në dispozicion edhe automjetin e tij privat dhe skafin po në emër të tij.

Dorëheqja dhe hetimi i Ilir Metës, shkarkimi i menjëhershëm i Saimir Tahirit dhe nisja e hetimit për akuzat e rënda ndaj tij, adoptimi pa asnjë vonesë i ligjit për dekriminalizimin si parakusht edhe për rikthimin e besimit në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe adoptimi i një plani urgjent masash për krizën ekonomike duke ulur taksat dhe rritur pagat e pensionet, kjo është rruga përmes të cilës mund të shpëtohet demokracia dhe stabiliteti i vendit.

Nëse dyshja Rama-Meta vazhdon me kokëfortësi të kapen me dhunë e arrogancë pas karrikes edhe pse nën akuza të pakapërdishme, atëherë do të përballen me forcën e bashkuar të qytetarëve shqiptarë deri në rrëzimin e regjimit të krimit dhe korrupsionit.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë