Spaho: Ekonomia në krizë! Rama:
Ulje taksash për 90% të qytetarëve

Spaho: Ekonomia në krizë! Rama:<br />Ulje taksash për 90% të qytetarëve
TIRANE - Në seancën maratonë palët debatuan edhe për shifrat e ekonominisë dhe uljes së taksave. Deputeti democrat Edmond Spaho akuzoi qeverinë se në ato sector që thotë se ka sukses, ka regres. Ndërsa taksat janë rritur për gjithë shqiptarët e varfër. 

"Në cilat fusha kemi bërë prapa, në të gjitha ato fusha ku qeveria mburret më shumë, liria fiskale ku nuk lënë rast pa përmendur se nga politikat e tyre kanë përfituar 97% e shqiptarëve, keni bërë prapa me 5.5 pikë, qartazi nuk kanë fituar 97% e shqiptarëve por kanë humbur 100% e tyre nga politika e rritjes së taksave. Në fushën e bërit biznes keni humbur 7.5 pikë dhe lirinë e të investuarit keni humbur 5 pikë, qeveria e majtë me rritjen e taksave, mungesën e konkurrencës, kurajimin e investitorëve të huaj, humjen e vedneve të punës ja arriti që gjatë vitit 2014 të humbë 1.2 pikë dhe të na zbresë 9 vende në klasifikimin e përgjithshëm." tha Spaho

Zotit Spaho, zgjodhi ti përgjigjej kryeministri Edi Rama, i cili edhe njëherë duke cituar shifrat zyrtare, tha se taksat janë ulur ndjeshëm për 90% të qytetarëve. Ndërsa ekonomia ka marrë një kthesë positive, dhe kjo vërtetohet nga rritja e eksporteve dhe konsumit. 

"Po kush merr më pakë se 1.5 në muaj ka marrë ulje taksash, ndërkohë që infermieres, policit, mësueses dhe gjithë atyre punonjësve në shtët apo në privat që marrin më pak se 1.5 milion ju është ulur tatimi i fitimit. Infermierët gati kanë përfituar një rrogë më shumë dhe të tjerët progestivisht. Më thoni cfarë taksash janë rritur për këta? Cila taksë është rritur për infermieren, cila taksë është rritur policin, cila taksë është rritur për mësuesen, më thoni një taksë që është rritur për këta. Nëse nuk do të kishim ulur ne taksat dhe nëse nuk do të kishim rritur ne prodhimin si do të kishim pasur një shifër të konsumit dhe njëkohëshisht një shifër të eksporteve të rritura në mënyrë kaq ndjeshme." tha Kryeminiastri Rama Fjala e plotë e Kryeministrit Rama në Kuvend

Edhe ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj, renditi shifrat që tregojnë se ekonomia është rimëkëmbur, dhe kjo sipas tij duket qartë nga eksportet dhe renditja në Doing Bisnes.

"Raporti i Doing Business ka verifikuar  të gjithë përpjekjet tona për reforma. Ka kërcyer Shqipëria 40 vende përmirësim. Është e rastësishme? Pse nuk e bëtë ju? U bë në kohën tonë, u bë në vitin 2014. Sepse reformat vërtet janë të dhimbshme, por janë të domosdoshme, por ju keni pasur alergji nga reformat"- tha Ahmetaj. Fjala e Ministrit Arben Ahmetaj në Parlament

Redaksia Online
(e.c/a.ç/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare