Spaho: Janë 134 milionë dollarë
të vjedhur nga ulja e traut në dogana

Spaho: Janë 134 milionë dollarë<br />të vjedhur nga ulja e traut në dogana
Pas qëndrimit të ashpër të ish-kryeministrit Berisha për politikat fiskale të qeverisë të cilat sipas tij detyruan FMN të largohej nga Shqipëria, ka ardhur reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.
 
Nga selia blu nënkryetari Edmond Spaho tha se performanca e dobët e qeverisë së majtë bëri që FMN të ndërmarrë një vendim të tillë ekstrem.
 
“Ky korrupsion galopant i ka dhënë pasojat, siç e dimë përfaqësuesi i FMN u shpreh i zhgënjyer dhe fondi monetar ka vendosur të mos lëvrojë kredinë. Edhe pse Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon, ai sot ka performancën më të dobët në rajon në grumbullimin e të ardhurave”, tha Spaho.

Spaho nënvizoi se përmes raportit zyrtar i Ministrisë së Financave, edhe vetë qeveria pranon dështimin në politikën e mbledhjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat.

Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës", nënvizoi nënkryetari i PD-së.

Një ditë më parë Ministria e Financave publikoi raportin mbi të ardhurat për 6 muajt e fundit, ku rezulton se qeveria ka arkëtuar 86 milionë dollarë me pak të ardhura nga sa planifikoi me implementimin e paketës së re fiskale në fund të 2014.
 
Sipas treguesve, të ardhurat nga tatimet e doganat janë përgjegjëset kryesore për këtë mosrealizim, duke qenë se të dyja kanë derdhur në buxhet afërsisht 134 milionë dollarë më pak se plani për gjashtë muajt e parë të vitit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet