Spaho: Jo pazar! Llalla në zyrë
deri sa të zgjidhet prokurori i ri

Spaho: Jo pazar! Llalla në zyrë<br />deri sa të zgjidhet prokurori i ri<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka cilësuar si pazar, ftesën e Ramës për konsensus për emrin e ri të Kryeprokurorit të përkohshëm. Ai u shpreh në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet një Kryeprokuror i ri sipas kushtetutës, jo i përkohshëm. Për PD hapja e garës nga Komisioni i Ligjeve për prokurorin e përkohshëm po bëhet vetëm me një qëllim ‘mbylljen e dosjeve të nxehta’.

Ftesa është e gabuar që në princip, pasi nuk mund të ftosh opozitën për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm kur prej dy vitesh po bëjmë Reformën në Drejtësi. I kemi hyrë një procesi Vettingu, ku askush nuk mund të emërohet pa kaluar procesin dhe befas në një ditë të bukur, kryeministri të fton ta zgjedhim jashtë të gjitha kritereve që kemi përcaktuar në thyerje të kushtetutës si një pazar mes dy palëve.

Pse duhet ta zgjedhim me pazare kryeprokurorin e ri dhe prandaj bëmë Reformën në Drejtësi. Ne prej kohësh kemi artikuluar qëndrimin tonë që Rama përmes Reformës në Drejtësi kërkon ta kapë dhe ta përdorë për qëllimet e tij dhe faktet po e tregojnë. Pengesat nuk kanë filluar apo devijimet se për cfarë ramë dakord, nuk fillojnë këtu, por që me krijimin e KED dhe KLP. Këtu është zanafilla e këtyre pengesave.

KLP nuk është krijuar me qëllim, mungon kandidati nga Shoqëria Civile. Emrat dalin nga Shoqëria Civile, që protestonte në korrik të 2016 për të filluar Reforma në Drejtësi një orë e më parë, por ende nuk ka paraqitur një kandidat. Bllokim. Procesi për KLP është hapur edhe njëherë dhe janë 5 kandidatura. Që diten e enjte mund ta votojë apo të enjten tjetër” deklaroi ai.

PD për ngërçin fajëson Shoqërinë Civile për mungesën e anëtarit që do të plotësonte KLP, ndërsa i trembet faktit se periudha që mund të qëndrojë në detyrë prokurori i përkohshëm mund të zgjasë deri në 2 vite. “Periudha e qëndrimit në detyrë të prokurorit të përkohshëm mund të zgjasë deri në 2 vite sa të krijohet KLP.

Po filluam me pazare, ku janë garancitë që kjo reformë që shpenzuam dy vite do të prodhojë rezultate. Ku janë garancitë që Rama nuk do të kapë drejtësinë, janë disa dosje të nxehta si Tahiri dhe tre kryebashkiakët. Pse duhet ta zgjidhim me konsensus me pazar? Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se e fillon KLP procesin”. Shefi i grupit të PD pohoi se Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri sa të zgjidhet pasuesi sipas Kushtetutës. “Patjetër që dikush duhet ti mbajë ato funksione” tha ai.

Deklaratat nga SHBA dhe BE, Spaho i lexon në një tjetër këndvështrim tjetër nga dokumenti i EURALIUS dhe OPDAT. “Kanë thënë që ka mbaruar mandati dhe të procedojë parlamenti dhe procedimi bëhet përmes KLP. Ai hap procesin, rendit kandidaturat dhe ia kalon Kuvendit. Cdo interpretim tjetër bëhet nga gjykata Kushtetuese, asnjë organizëm tjetër”.

Në rast se PS do të zgjidhte një Kryeprokuror vetëm me votat e veta, Spaho paralajmëron një qëndrim të ashpër të PD. “Nëse do të zgjidhet në mënyrë të njëanshme do të përballet me reagime të forta nga opozita, do të jenë të të gjitha llojeve dhe formave. Reforma në Drejtësi ka dalë një fiasko me sjelljen e shumicës”.

Kryeministri Edi Rama i drejtoi një tjetër apel sot Lulzim Bashës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se mazhoranca i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të organit të akuzës, por kërkon bashkëpunimin e opozitës për një pakt edhe për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas Ramës, Shqipëria është shumë pranë negociatave dhe zgjedhja e kryeprokurorit do shërbente si një shtysë e fortë në këtë drejtim që është interesi kombëtar. Por PD e kundërshton duke kërkuar që Llalla të rrijë në detyrë derisa të zgjidhet pasuesi sipas Kushtetutës.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut