Spaho: Kemi fakte për vjedhjen e
votave,në Shtator nisim protestat 

Spaho: Kemi fakte për vjedhjen e<br />votave,në Shtator nisim protestat 
TIRANË - “Këto zgjedhje i vodhi, i grabiti, i manipuloi, i bleu mazhoranca”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe kjo me sa duket do të jetë karta kryesore që do të përdorin demokratët për të nxjerrë qytetarët në protesta në fillim vjeshtës.

Edmond Spaho, në një intervistë për A1 Report pohon se protetstat e opozitës pritet të kenë në fokus vjedhjet dhe manipulimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Siaps tij, PD ka mbledhur fakte të mjaftueshme që vërtetojnë këtë pretendim që cënon në themel funksionimin e demokracisë.

“Dukuritë që u ndeshëm në zgjedhjet vendore të këtij viti ne do të kërkojmë që nëse nuk arrijmë ti zgjidhim në forma të tjera protesta do të jetë forma tjetër, e cila të mund të adresojë problemet për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësaj periudhe. Një rezultat i manipuluar, nëse do të veprohet kështu atëherë kot zhvillojmë zgjedhje dhe do të jetë jo llogjike që opozita të rrijë dhe të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla kaq të rëndësishme”, - tha Spaho 

Nëse nuk arrijme ti zgjidhim çështjet që u shfaqën gjatë procesit zgjedhor protestat do të jenë forma tjetër e cila do të mund të adresojmë për të cilat ne kemi folur gjatë gjithë kësja periudhe.
 
“Ju keni qene vetë prezent në zgjedhjet vendore, unë mund t’iu sjell rastin e Durrësit, ku në mënyrë fiktive u transferuan nga qytete të tjera në Durres. Fenomen që mund të ketë ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara, në 2011 apo 2013 kur ka qenë po ky kryetra bashkie, pasi transferimi kryehet nga pushteti vendor, në këtë mënyre tjetërsohet vota, por del një rezultat i manipuluar, nëse veprohet kështu është e kotë që të zhvillohen zgjedhje dhe do të jetë jo logjike që opozita të bëjë sehir dhe të mos ndihet për çështje të tilla aq të rëndësishme”,- tha ai.

Në zgjedhjet lokale PD mori drejtimin vetëm për 15 bashki nga 61, e ky rezultat nuk është kaluar pa kritika edhe brenda radhëve të PD. Por për nënkryetarin Edmond Sapho kritikat nuk përkthehen në përçarje.

“Të gjithë mund të kemi mendimë të ndryshme për çështjet në diskutim, por nuk më duket se kjo është e përmasave të tilla sa të karakterizohen si qëndrime antagoniste dhe rryma brenda PD nuk më duket se ka përçarje”, - tha Spaho
 
Një ditë më parë kryetari i PD i konsidori ndormale zërat kritikë dhe në funksion të dmeokracisë, ndërsa tha se secili në të gjitha do të mbajë përgjegjësi për rezultatin e 21 qershorit.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot