Nga foltorja e Partisë Demokratike, Spaho ka thënë se Shqipëria vijon që të renditet poshtë duke u zhytur akoma më keq në vendin e 69, ndërkohë që përpara vendit tonë është edhe Ukraina apo Maqedonia, Mali i Zi.
Sipas tij, shkak për këtë renditje është bërë korrupsioni qeveritar, pengesat burokratike, çështjet e pronësisë dhe moszhvillimi i infrastrukturës.
Spaho ka deklaruar se aktualisht Shqipëria nuk preferohet nga investitorët e huaj, ndëkrohë qëme ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike do të ulen taksat duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të ulta në rajon, taksë e sheshtë 9% , TVSH 15%, si dhe do të luftojë korrupsionin e do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, bujqësore dhe energjitike duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e duke rikthyer shpresën e qytetarëve.
Ja dhe deklarata e plotë e tij.
Shqipëria vazhdon të zhytet poshtë e më poshtë në renditjen botërore ekonomike lidhur me gjendjen ekonomike dhe klimën e përkeqësuar të biznesit. Taksat e larta, korrupsioni, pasiguria ligjore kanë bërë që Shqipëria gjithnjë e me pak të preferohët për investime të huaja, madje dhe ato që ishin po i drejtohen vendeve të rajonit. Në fund të 2015, prestigjozja e ekonomisë dhe biznesit, Forbes ka publikuar renditjen e vendeve përsa i përket klimës së biznesit.
Ky raport vendos Shqipërinë të 69 pas Maqedonisë e 39-ta, Malit të zi i 49-ti, pas vet Ukrainës e 61-ta, vënd i cili është përfshirë nga valët e trazirave të brendshme që rrezikojnë të shkaktojnë luftë civile, pra Shqipëria është më keq edhe se një vend që rrezikon luftën civile! Shqipëria ndodhet pas Botsvanës subekuatoriale.
Korrupsioni qeveritar dhe i shtrirë kudo, korrupsioni dhe pengesat burokratike në sistemin e pagesës së taksave, rradhët e gjata për të marrë liçenca, sistemi i dobët gjyqësor, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë, dhe lënia pezull e zhvillimit të infrastrukturës kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë tërheqjen e investimeve të huaja tepër të vështirë.
Furnizimi me energji elektrike në Shqipëri është jo i qëndrueshëm pavarësisht kapaciteteve të transmetimit të përforcuara me vendet fqinjë. Humbjet teknike dhe jo-teknike në energji elektrike vazhdojnë të dëmtojnë qëndrueshmërinë financiare të të gjithë sistemit.
Sipas prestigjiozes Forbes:
Vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, i cili ka tejkaluar kufirin e vetë ligjor prej 60% të PBB-së në vitin 2013 dhe duke arritur 72% në vitin 2014.
Qeveria Rama-Meta që me ardhjen e saj në pushtet ka shkaktuar një rritje të vazhdueshme të taksave si tatimi mbi fitimin nga 10% në 15%, vendosje e taksave progresive deri ne 23%, rriti çmimin e energjisë me 22%, rriti me 260 lekë taksen e qarkullimit duken ndikuar dhe nje rritjen e çmimit te naftës për litër dhe lista vazhdon.
Qeveria e ka çuar Shqipërinë në vëndin e 109-të për taksa të larta.
Me kontrabandën nga tatimet dhe doganat, lojra fati dhe shëndetësi e ka çuar Shqipërinë në vëndin e 99-të për nivelin e korrupsionit.
Asnjë reformë dhe kompensim nuk është kryer për rikthimin e pronës tek i zoti dhe e drejta e pronësisë është në vëndin e 114-të e dëmtuar edhe nga një sistem gjyqësor thellësisht të korruptuar.
Përsa i përket Shqipërisë në moshën dixhitale, kjo qeveri e ka çuar Shqipërinë në pozicionin e 118-të ku edhe një pjesë e mirë e vendeve të Afrikës na e ka kaluar.
Borxhi publik tashmë është jashtë kontrollit dhe marrëveshja me FMN-në qartazi nuk përmbush dot objektivat e parashikuara për një ulje të borxhit publik.
Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë ta zhysi vëndin në skamje, korrupsion, ç’organizim dhe taksa të larta. Koha ka ardhur për një ndryshim të madh e rrënjësor. Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo qytetari i cili do të bëjë biznes në Shqipëri, të rrisi punësimin në vëndin e tij, në krah të çdo pronari i cili do të ketë dhe të zhvillojë pronën e vetë, në ballë të çdo Shqiptari që do të ndërtojë të ardhmen e vetë në Shqipëri.
Partia Demokratike do të ulë taksat duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të ulta në rajon, taksë e sheshtë 9% , TVSH 15%, do të luftojë korrupsionin dhe do të përfundojë ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, bujqësore dhe energjitike duke ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e duke rikthyer shpresën e qytetarëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)