Spaho: Kuksianët nuk paguajnë asnjë lek për Rrugën e Kombit, PD i mbështet

Në një deklartë për mediet, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka akuzuar ministrin Gjiknuri dhe e ka cilësuar si një mashtrim të rradhës deklaratën e tij, i cili tha se qeveria ka nisur konsultimet me banorët e Kukësit për të arritur një marrëveshje për taksën e rrugës. 

Me anë të kësaj deklarate për mediet, deputeti Spaho deklaroi se qeveria nuk po punon për interesat e qytetarëve shqiptarë. por për partinë dhe oligarkët e tij. Partia Demokratike do të mbështesë plotësisht kuksianët, nuk do të lejojë të paguajnë tarifa, të cilat janë tepër të larta për xhepin e tyre Më tej Spaho theksoi:

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.  Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë. Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre. Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit. Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”. Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit.

Edmond Spaho

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 14/04/2018 22:54

    Panxhar Maliqi ngeli ky derdimen.

    Përgjigju
  • Fad: 14/04/2018 21:32

    Paguaj ti mor llapaqen, ne vend qe te kerkosh cmim favorizues thua mos te paguajn fare, po spate ti ti paguaj jot shoqe dhe shoqja jote lulushe dhe nena jote salushe, kuptove or pall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë