Spaho: Mazhoranca nuk do të
ketë zgjedhje të lira e të ndershme

Spaho: Mazhoranca nuk do të<br />ketë zgjedhje të lira e të ndershme
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka zhvilluar një takim me zv.Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola.

Në këtë takim, Spaho ka folur për rëndësinë e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Ai është shprehur se zgjedhjet në Dibër dhe Kolonjë janë një dëshmi e cila tregon se mazhoranca nuk do votë të lirë e të ndershme.
 
"Në Shqipëri nuk ekziston një mekanizëm për të bërë zgjedhje transparente. Nëse duhet kohë, jemi të lirë të presim derisa të garantohen zgjedhje, rezultati i të cilave do të pranohen nga të gjitha palët. Ne kemi kërkuar që në vitin 2015 për të diskutuar në lidhje me garantimin e votës, votimin dhe numërimin në mënyrë elektronike, por mazhoranca nuk ka shprehur vullnet", u shpreh Spaho.
 
Spaho gjithashtu ka shprehu shqetësimin e tij, pasi sipas tij mazhoranca është duke lejuar kultivimin e kanabisit, për të blerë më pas votat.
 
"Mazhoranca nuk është e gatshme dhe nuk ka vullnet për të lënë të lirë vullnetin e qytetarëve për të votuar. Sot ka ende kryetarë bashkie, si rasti në Kavajë dhe Krujë, të dënuar për krime dhe ende mbajnë detyrën. Pas tyre qëndrojnë njerëz të inkriminuar të cilët rrezikojnë procesin zgjedhor".

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës

Meta nga Pogradeci sulmon sërish SPAK: Organizatë kriminale! Dumani, mbrojtës i flaktë i korrupsionit të Ramës