Spaho:Ministrat Teknikë në
detyrë deri në fillim të shtatorit  

Spaho:Ministrat Teknikë në<br />detyrë deri në fillim të shtatorit  
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho në një postim në Facebook shprehet se kauza e opozitës nuk është fakti nëse ministrat  teknikë duhet të ikin sot ose duhet të kishin ikur  dhe se këta të fundit  janë të detyruar të rrinë në detyrë deri sa të vijë ministri pasaradhës, që do të thotë deri në fillim të shtatorit 2017.
 
Ai shton se nëse PD dëshiron të kthehet në pushtet duhet të fokusohet në reformën zgjedhore, reformën kushtetuese, reformën territoriale  çështje të tjera që kanë të bëjnë me keqqeverisjen e PS dhe Edi Ramës.

Një ditë më parë nga ana  tjetër  Kreu i PR, Fatmir Mediu kërkoi nga Basha që të tërheqë ministrat teknike.
 
Statusi i Spahos
 
Të them të drejtën nuk arrij të kuptoj insistimin e shumë veteve që ministrat teknikë duhet të ikin sot ose duhet të kishin ikur dhe se kjo është kauza e opozitës.

Argumenti që duhet të përgatisin raportin për parregullsitë në zgjedhje mund të ishte i mjaftueshëm por edhe në se jo, ministrat janë të detyruar të rrinë në detyrë deri sa të vijë ministri pasardhës që do të thotë deri në fillim të shtatorit 2017.

Raporti për zgjedhjet duhet përfunduar sepse është i vetmi dokument që mund tu ofrohet ndërkombëtarëve nga këndvështrimi i opozitës. Raporti duhet të shqyrtohet nga taskforca e ngritur për zgjedhjet por me sa duket Rama po e pengon duke mos e mbledhur pasi nuk do raport.

Nuk më duket ndonje sakrilegj kaq i madh nëse ata do të rrinë deri në fillim të Shtatorit.

Nëse kauza e opozitës dhe aksioni i saj në katër vitet e ardheshëm varet nga fakti që ministrat teknike ikin në 1 Gusht, 15 Gusht apo 1 Shtator kjo më shumë duket si paaftesi e atyre që shkruajnë për të sugjeruar një aksion opozitar se sa paaftësi e PD apo e Lulzim Bashës për tu orientuar në kushtet aktuale duke mos tërhequr ministrat teknikë.

Cfarë do ndryshojë nëse ministrat teknike do kishin ikur në fund të Korrikut, në Gusht apo në fillim të Shtatorit? Cfare bonusi do përfitonte opozita nga kjo? Arsyetime të tilla duken si lodra fjalësh të atyre që nuk kanë cfare të sugjerojnë ose që nguten dhe mendojnë se në fund të Shtatorit qeveria e Rames do bjerë.

Nëse PD dëshiron të rikthehet në pushtet duhet të fokusohet në reformën zgjedhore, evitimin e shitblerjes së votës, votimin dhe numurimin elektronik, votimin e emigrateve, bërjen të detyrueshëm të votimit në Shqiperi, reformën Kushtetuese, reformen territoriale, cështje të tjera të cilat do të kenë të bëjnë me keqqeverisjen e PS dhe Edi Ramës dhe që në tërësi do garantonin zgjedhje të lira e të ndershme.

Debati në se duhet të rrinë apo tërhiqen ministat teknike të PD duket shumë naiv në kushtet që në fillim të Shtatorit do kemi një qeveri të re të Edi Ramës (pa ministrat teknike) dhe që opozita do duhet të ketë një strategji të saj se si do sillet gjatë katër viteve të ardhshme ndaj kësaj qeverie.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)