Spaho tha se opozita ka dyshime se Tahiri mund të prishë provat, ndërsa solli në vëmendje nxjerrjen e emrit të dëshmitares së mbrojtur nga Prokuroria, e cila sipas organit të akuzës dëshmon lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm.
"Mund të prishë provat. Doli emri i dëshmitares dhe ajo do tërhiqet. Sepse është dekonspiruar dhe kjo është garancia që të jep sistemi juridik, policia", tha Spaho.
Sipas tij, provat për Tahirin janë të pakundërshtueshme, ndërsa shtoi se rezultojnë të implikuar edhe zyrtarë të niveleve të tjera, ndër ta punonjës të policisë. Pas votimit të së mërkurës, Spaho paralajmëroi se do opozita do përdorë të gjitha mjetet përfshirë këtu edhe protestat. Por shtoi se çdo protestë që do zhvillohet, do jetë paqësore dhe nuk do të ketë 21 janar të dytë.
Ju akuzoni ish-ministrin Tahiri si të lidhur me trafikun. Ka detaje të reja dosja që po hetohet për trafikun e drogës?
Ka një hetim nga drejtësia italiane. Besoj se nuk është i vetëm ministri, por ka edhe zyrtarë të niveleve të tjera, zyrtarë të policisë të cilët janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Ju si parti keni informacione?
Eshtë prokuroria ajo që duhet të shprehet. Ishte e turpshme të dëgjojë fikjen e radarëve, pra një vend anëtar i NATO-s fik radarët që të kalojnë gomonet me drogë. Ne si opozitë e kemi ngritur si çështje, jo vetëm PD, por së fundi edhe LSI. Radarët janë jashtë funksionit dhe nuk kanë kapacitet të ndjekin mjetet që trafikojnë drogë. Për Saimir Tahirin ka prova të pakundërshtueshme si i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë maxhoranca duhet ta dorëzojë.
A është i rrezikshëm Tahiri që duhet të arrestohet?
Prish provat. Doli emri i dëshmitares dhe ajo do tërhiqet. Sepse është dekonspiruar dhe kjo është garancia që të jep sistemi juridik, policia.
Nesër me shumë gjasa z.Spaho PS do ta rrëzojë kërkesën e qeverisë
Nuk ka ndodhur në asnjë rast që një maxhorancë ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë edhe kur i ka të gjitha votat.
Është rasti i Z.Lesi
Ai ka qenë një regjistrim i Kryeministrit që e botoi në gazetë. Ky është rast tjetër.
Maxhoranca thotë që po përdoret politikisht prokuroria
Ai nuk ka shkuar me thesin e kanabis në Itali. Ai është pjesë e të gjithë komunikimeve të këtij grupi. Ai është pjesë e emërtimeve që ka bërë në të gjitha zonat ku ka vepruar ky grup. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë urgjente dhe provat mos prishen
Nëse PS thotë nuk e lejojmë cili është qëndrimi juaj. Nesër a ka ndonjë aksion opozitarë?
Ju do ta shihni nesër qëndrimin tonë, por nuk mbaron historia nesër. Do të shpërthejnë edhe çështje të tjera sepse ka ardhur momenti. Tahiri është vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të qeverisë me krimin.
Është folur për bojkot protesta, do të ketë gjëra të tilla?
Pas ditës së mërkurë të gjitha format do të përdoren. Do të bisedojmë për aksionin opozitarë që si fillim do të ketë sensibilizimin e njerëzve. kjo çështje i interesonin popullit prandaj i bëj thirrje kujtdo që ti bashkohet këtij fronti, më pas do vazhdojmë të punojmë edhe me ndërkombëtarët. Besoj që do të ketë reagime dhe prej tyre., ne kemi një premtim nga ndërkombëtarët. Na është thënë që pas zgjedhjeve do angazhohemi në luftën ndaj krimit dhe zgjedhjeve. Premtim i bëre nga Hahn.
Qeveri antimafia nuk ka kuptim të kesh Ramën në krye e të thuash do të luftoj mafian. Çdo forcë p[politike duhet ti bashkohet kësaj përpjekje. Një gjë është e sigurtë. Me Ramën nuk luftohet mafia sepse ai është në krye. Un besoj që do të ketë zhvillime të tjera dhe dosje të tjera. Është përgjegjësia jonë që të ndërgjegjësojmë njerëzit e të bëjmë thirrje për ndryshim
Koço Kokdhima ka qenë një nga kundërshtarët e PD, pse u ftua ai dhe a është ai i besueshëm?
Synimi është për ti ndërgjegjësuar të gjithë në luftën ndaj krimit e mafias. Qëndrimin në lidhje me këtë çështje zotëria e ka bërë publik. Nuk ka parë asnjë vend hajër nga droga. Pavarësisht kësaj nuk jemi për legalizim hashashi.
Do të bëni çmos që Rama mos e mbyllë këtë mandat katër vjeçar?
Rruga e Ramës në pushtet me këto fakte është e mbyllur. E ka mbushur kupën me të gjitha. Çështja është koha.
Për nesër keni pasur konsultë apo secili grup do votojë sipas dëshirë?
Me sa di edhe LSI do votojë pro kërkesës së Prokurorisë. Ky front synon së pari të shkatërrojë kontingjentet kriminale dhe më pas të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Pak a shumë një qeveri teknike kërkoni?
Nuk dua të ngelemi në terminologjinë pasi kjo është çështje e tavolinave të përbashkëta. Sot është emergjencë të luftohen lidhjet me krimin. Kjo qeveri nuk mund të jetë pjesë e këtij fronti.
Thatë që keni një premtim nga faktorët Europian po nga ai Amerikan?
Po sigurisht.
Rama ju akuzoi dje, tha që me një gurë doni të vrisni dy zogj
Dje ra reforma në Drejtësi. Për këtë duhen marrë masa urgjente për të mos pasur një rënie të pakthyeshme.
Prokurorët nuk janë në kushtet optimale për të vazhduar hetimet. Edi Rama këtë donë, kaf rikë se do ti dali ndonjë gjë për vete ka shumë për ti dalë gjëra që i dinë shumë mirë Sajmir Tahiri. Me ç’duket do të kemi edhe të tjerë përfaqësues të kësaj qeveria edhe vetë Rama që do të përballet me qeverinë.
VIDEO/Emisioni 45 Minuta, , I ftuar në studio Edmomd Spaho - Tahiri, çfarë do të bëjë nesër PD ?
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com