Spaho në krye të fushatës për
Dumën, edhe Duka në mbështetje

Spaho në krye të fushatës për<br />Dumën, edhe Duka në mbështetje
DURRËS - Ndonëse zyrtarisht fushata për zgjedhjet fillon pas pak ditësh, zyrtarizimi i kandidaturave për kryetar bashkie ka bërë që palët politike të ndezin motorët dhe të vënë në lëvizje strukturat në bazë të partive politike. Menjëherë pas prezantimit të Grida Dumës si kandidate e PD për Bashkinë e Durrësit, puna ka filluar nga e djathta për këtë fushatë.
 
Burime për A1 Report konfirmojnë se shtabi që po ngrihet në funksion të fushatës zgjedhore ka nisur me takimet e kandidates Duma në grup seksione, proces që do të vijojë me finalizimin e grupit të punës që do të merret me implemtimin në terren të direktivave. Mësohet se në krye të shtabit elektoral për Bashkinë e Durrësit është nënkryetari i Partisë Demokratik deputeti Edmond Spaho, ndërsa pjesë e stafit të ngushtë janë dy deputet e PD Oerd Bylykbashi dhe Igli Cara.
 
Po ashtu në shtabin që po formësohet për këtë proces zgjedhor janë drejtues të degës së PD në Durrës si dhe drejtuesit e grup seksioneve të PD të cilët po merren me menaxhimin e fushatës. Ndërkaq mësohet se departamentet përkatëse në PD e Durrësit po hartojnë programin që zonja Duma do tu prezantojë durrsakëve për procesin elektoral të 21 qershorit.
 
Po ashtu mësohet se në mbështetje të fushatës së zonjës Duma është shfaqur edhe deputeti Agron Duka, të cilin PR e prezantoi fillimisht si kandidat i së djathtës për këtë bashki, i cili në fund pranoi tërheqjen pas negociatave mes PD e PR për këto zgjedhje.
 
Përballë Grida Dumës në Durrës kandidon kryetari aktual i bashkisë Vangjush Dako i cili u kërkon mandatin e tretë qytetarëve të Durrësit nën siglën e Partisë Socialiste.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar