Spaho: Nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme! Amnistia fiskale shpërblim i krimit, s'ka dakordësinë tonë

TIRANË- Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se qeveria ka dështuar me koronavirusin si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe ekonomik. I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Spaho u shpreh se masat e vonuara u shoqëruan me veprime korruptive, referuar këtu tenderave të marra siç është ai i masave mbrojtëse dhe tenderit të ushqimit, për të cilat tha se  SPAK ka nisur sot punën.

"Si rrjedhojë e karantinës, një pjesë e qytetarëve u detyruan që të lënë punën, e për rrjedhojë të humbin të ardhurat. Ekonomia ka pësuar goditje, por do vazhdojë ta marrë edhe në javët e ardhshme, se proceset ekonomike janë të njëpasnjëshme. Sa i takon shëndetësisë, ne kemi kryer një sërë denoncimesh, që strukturat dhe qeveria u gjetën pa përgatitur, e morën shumë lehtë, kemi denoncuar shumë tendera, masat duheshin marrë me kohë, çmimet e mallrave që u prokuruan ishin shumë më të larta se në tregun ndërkombëtar. Janë raste korruptive, unë kontrollova maska profesionale në internet, ishte dhe vazhdon të mbetet 4 dollarë copa, ne i kemi marrë me 8 euro copa. SPAK ka nisur punën për tenderat e shëndetësisë dhe blerjen e dy ushqimeve. S'kishin asnjë transparencë", tha Spaho.

Megjithatë, përtej pandemisë, Spaho tha se opozita nuk ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme dhe këtë do e realizojnë me të gjitha format demokratike, përfshirë këtu edhe protestat. "Nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme, do punojmë fort që vend të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me të gjitha format demokratike", tha Spaho.

Në një tjetër çështje, përtej koronavirusit, Spaho është pyetur edhe për Amnistinë fiskale, të cilën e quan si një shpërblim të krimit. "Amnistia fiskale i jep shpërblim krimit të organizuar, jemi në listën gri të pastrimit të parave. Nga një vend që ishim në vendet e pastrimit të parave në grupet e vendeve normale, kemi hyrë në listën gri. Aminstia dështoi para 10 vjetësh si pasojë e amnistisë penale, që opozita tjetër nuk e tha, konsensusin politik duhet ta sigurojë me ne, jo me atë opozitë që është atje. A mund të ketë dakordësi? Si mund të bëjmë pakt me këta, kur kjo qeveri është lidhur me krimin. Konsensus për të blerë krimin? As nuk bëhet konsensus për këtë gjë. Nuk mund të përdorë këtë parlament, se votat mund t'i kenë. Nuk është parlamenti që jep konsensus politik, do një debat gjithëpërfshirë, por do e bëjë në kohë pandemie" u shpreh ai.

Ndalur te numri i ulët i të infektuarve, Spaho, njëjtë si pjesa tjetër e demokratëve e sheh si një tregues që janë bërë pak teste.

"Numri i testeve, dhe kjo vjen nga përgatitja dhe dëshira për të mbajtur në kontroll. Po nuk testove nuk do i kapësh të gjitha rastet. Kur momenti ishte delikat si në Krujë, 10% e atyre që u testuan rezultuan pozitiv. Duan ta kontrollojnë procesi, që të mos evidentohen anët negative, që ne i kemi evidentuar që në fillim", shtoi Spaho. Me argumentin se qeveria po mbështet oligarkët, dhe jo qytetarët, Spaho tha se koncesionet duhen anuluar, jo pezulluar.

"Koncesioni i rrugës Milot-Balldren, rruga e lumit të Vlorës, apo investime të tjera të parashikuara në kushtet e normaliteti duhet anuluar dhe të jepeshin fonde shtesë për nevojat e qytetarëve. Janë me mijëra qytetarë që punojnë në të zezë. Ndihma ekonomike është sa për të mbajtur frymën gjallë. Koncesionet nuk duhen pezulluar, por anuluar. Check up është pezulluar se abuzimi do ishte skandaloz. Nëse do u jepni para kur qytetarët ishin të karantinuar, atëherë do ishte skandaloze", përfundoi Spaho.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/05/2020 17:53

    O Buf Pulash per cfar zgjedhje flisni ju?Ju jeni funderrina jadhtqitje te Kombit

    Përgjigju
  • Qytetar: 05/05/2020 15:28

    Zgjedhje te parakohshme qe te fitoje: 1) problematiku i Rruges se Kukesit; 2) problematiku i 21 Janarit; 3) problematiku i Bashkise se Tiranes? Nuk eshte Rama i forte politikisht, po Basha eshte super i pabesueshem.

    Përgjigju
  • Niku: 05/05/2020 15:26

    Ne daç te parakohshme, ne daç te prapakohshme, Luli nuk fiton kurre sepse nuk frymezon askend. Provoi me çader, provoi e protesta, e pame sa beri kur ishte Kryetar Bashkie! Po lereni Bashen nenkryetar (meqe e keni kaq merak ju te ngelurit ne PD) dhe zgjidhni nje tjeter kryetar. Pastaj Muc Nano ka thene nje shprehje gjigante (per Ditmirin por qe vlen edhe per PD). "Kur pjesetari i partise e kupton se nuk i duhet me kryetarit, fillon e thote disa te verteta", sic ndodhi me Bregun, me ish Kryetarin e KQZ_se, etj. NUK FRYMEZONI.

    Përgjigju
  • edi: 05/05/2020 13:45

    E dime se je kembengules dhe patriot .por lutemi qe CORONA VIRUS mos te heke qafe dhe ku te gjejme ndonje Bole si ty

    Përgjigju
  • Zylyf Ramushi: 05/05/2020 00:45

    O bole edhe ZGJEDHJE te PARAKOHESHME te besh ti eshte sigurte qe Rama fiton Organizohuni dhe filloni PROTESTAT si e vetmja rruge per ti kthyer PUSHTETIN popullit

    Përgjigju
  • Cubi: 04/05/2020 21:51

    Po pse mo hallin e ketyre mostrave kemi ne tani. Qenkan hajvaner keta te shqupit. Ne e para te kalojm kete pandemin njeher me sa me Pak viktima,pastaj te marim veten avash avash. Keta Pisa si te parakoheshme si ato ne vaktin e vet nuk do kalojn shifren 45 deputete.i genjen mendja te shkretet

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 04/05/2020 21:49

    Parti e qelbur. Njerez te degjeneruarit. Armiqte e ketij vendi .kurre skeni per te marr pushtet se jeni llum I ketij kombi.fucking loosers

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja