Spaho: Pons Meta "lan duart" nga 
rritja e taksave, por ka përgjegjësi!

Spaho: Pons Meta "lan duart" nga <br />rritja e taksave, por ka përgjegjësi!
TIRANE -  Partia Demokratike akuzon kreun e kuvendit Ilir Meta se po hesht përballë rrënimit të Shqipërisë nga aplikimi i taksave të larta, ndonëse është bashkautor për rritjen e tyre. Në një deklaratë për mediat, deputeti Edmond Spaho, tha se sot çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e larta kanë shkaktuar krizë ekonomike, ndërsa Ilir Meta të cilin ai e cilëson “Pons Meta”, - mundohet t’i fshihet përgjegjësive.
 
Ilir Meta, thotë Spaho, - ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. “Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës”, shprehet ai.
 
Akuzat vazhdojnë më tej. Spaho shprehet se Ilir Meta dhe deputetet e tij ne Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune. Spaho thotë se ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta.

Deklarata e Edmons Spahos
Ilir Meta po përpiqet t'i shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare. Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkautor i taksave te larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës. Ilir Meta dhe deputetet e tij ne Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune. Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori. Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori