Spaho rrëfen te '5 Pyetjet' nëse po negociohet me PS-në dhe zbardh skenarin: Do të vijojmë protestat

TIRANE-N/kryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi se opozita do të vijojë protestat si rrugën e vetme për t'iu imponuar kryeministrit Edi Rama që të pranojë kërkesat e PD-së për qeveri tranzitore, që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' ai u shpreh se negociata do të ketë mes shumicës dhe opozitës, por theksoi se Rama nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat përveç Kodit Zgjedhor, por sipas Spahos ku është problemi më i vogël.

"Rruga të çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Nëse në 30 qershor do të kishte përplasje e gjitha kostoja do i faturohej PD-së. U evitua një përplasje civile.

Nuk duam të vijmë në pushtet me dhunë apo me kosto të rënda për vendin. Ne do të vijojmë me protesta, që ti imponohemi qeverisë Rama.  I mbetemi pozicionit tonë, duam qeveri provizore. Spektri politik të bjerë dakord për një datë dhe pa Ramën kryeministër.

Negociata do të ketë, pasi si do të zgjidhet kriza nëse nuk ka negociata? Nëse bihet dakord për këto parime, si do të ketë negociata? Shumica nuk ka pranuar vetëm se për Kodin Zgjedhor, por kjo është një nga pikat. Askush nuk i ka kërkuar Ramës të negociojë reformën në drejtësi" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 13/08/2019 08:27

    Mesa duket Karpushini ju ka premtuar ndonje kocke.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 23/07/2019 11:45

    ky flet kodra pas bregut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje