Numri dy i demokratëve ka mbajtur një qëndrim distancues ndaj komenteve të socialistit, duke mos preferuar të bëhet pjesë e polemikave.
Por siç duket, sot me publikimin e videove dhe mbishkrimet ironike të Braçes për Spahon dhe Topallin, deputeti demokrat ka gjetur rastin të sqarojë t'i kthejë përgjigje.
"Një miku im më pyeti se përse nuk i përgjigjeni Braçes kur ju ofendon. I thashë se nuk merrem me deklaratat e Braçes sepse ai nuk hyn në shijet e mia. E ka zërin shumë të hollë...", shkruan Spaho në Facebook.
Redaksia Online
Shqiptarja.com