Spaho takim me fermerët në Korçë: Me subvencionet për prodhimin dhe investimet në infrastrukturë, shpëtojmë bujqësinë nga konkurrenca e importit

Kordinatori politik Edmond Spaho ishte në Pirg ku shpjegoi prioritetet e qeverisë së Lulzim Bashës për bujqësinë dhe për rritjen ekonomike në tërësi të fshatit. Spaho tha se për qeverinë e ardhshme ka rëndësi strategjike prodhimi bujqësor vendas dhe për këtë arsye  kur të dalë ky prodhim, doganat do të mbyllen duke iu referuar rritjes së referencave. 

"Do të subvecionojmë gjerësisht prodhimin bujqësor me 100 milion euro çdo vit dhe 50 milion euro investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe mekanizmave bujqësore. Ne synojmë që ta modernizojmë sektorin e bujqësisë dhe ta bëjmë konkurrues me  vendet e rajonit".- tha Spaho.

Spaho konfirmoi sërish masat e tjera lehtësuese për fermerin, sikurse është ulja e çmimit të energjisë dhe e karburantit.   

"Do ta çojmë çmimin e energjisë si në vitin 2013, ndërsa do të vendoset fasha prej 300 kilovat orë për familjet në nevojë. Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër do të jetë heqja e  taksës së qarkullimit në mënyrë që çmimi i naftës të ulet në 1200 lekë".

Duke shpjeguar politikat e tjera  socialekonomike  të programit të PD, kandidati Spaho tha se rritja e pagave dhe pensioneve si dhe ndihma ekonomike, do të jenë në fokus të mandatit të parë.

"Pagesat e prapambetura për sigurimet shoqërore për pensionet në qeverisjen e PD ishin 17 mij lekë të vjetra, ndërsa  sot janë 450 mijë. Këto pagesa do ti kthejmë ku kanë qenë më parë. 

Pensionet janë rritur vetëm 2  mijë lek ndërsa pagat zero leke gjate 8 viteve te fundit.

Në mandatin e ardhshëm qeveritar do të rrisim 25 përqind pagat dhe 25 përqind pensionet. Lulzim Basha  do të dyfishojë ndihmën ekonomike në 160 mijë lekë. Shteti do të paguajë tarifat e Universitetit dhe programit Master për fëmijët e familjeve me të ardhura me pak se 640 mijë lekë në muaj. Familjeve të reja do tu paguhen 30 mijë lekë në muaj për çdo lindje pesë vite rresht sepse për ne është prioritet rritja e popullsisë ",  u shpreh Spaho.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 09/04/2021 11:24

    Dakord o adash, por me këto fytyra të zymta që shfaqeni në takime nuk tregoni pikë optimizmi, po ashtu me premtimet, jemi ne v.2021 jo ne 2001, qe do të thotë se publiku tashmë ka një pervoje dhe di të dalloje një premtim sa per të kaluar radhen nga një projekt të zbatueshem, po sikur dhe vendet ku eksporton Shqiperia te mbyllin doganat çbëhet? Vendimi i parë per naften, vendimi pare per energjine, pensionet, pagat, arsimin etj, e sa vendime të para.... që dmth kë do beje më parë, por mesa duket asnjë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike