Spaho takim me fermerët në Korçë: Programi i PD garanton mbështetje për bujqësinë

Spaho takim me fermerët në Korçë: Programi i PD garanton mbështetje për bujqësinë

Edmond Spaho gjatë takimit me fermerët

Drejtuesi politik i PD-së për Korçën, Edmond Spaho, ishte sot në zonat e Kreshpanjit, Golloberdës, dhe Pendavinjit. Në një bashkëbisedim me fermerët, ai tha se programi i PD-së garanton mbështetje të madhe për bujqësinë.

Ai premto se PD do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit dhe do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien

“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20 % te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimi i tij të konkurrojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 Prill. Kjo është një ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Ne 25 Prill Rama humbet dhe Shqipëria fiton", tha Spaho.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spaho plak: 28/03/2021 14:33

    I kerrysur, pa dhembe e i cale Spaho kerkon perseri te vij ne pushtet. IK o plaku Spaho ne shtepi se ka ikur koha jote, leri idete e perparimin te ecin me hapin e kohes.

    Përgjigju
  • Shkoder33000: 28/03/2021 13:05

    Po sikur të mos heqim Edin dhe mbas 25 prillit JU të PD të shkoni në punë në bujqësi dhe këta punëtor të bujqësisë dhe të ndershem të ju zëvendësojnë Juve a do ishte më MIRË ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)