Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat

Projektbuxheti 2025 për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar parashikohet në 2.17 miliardë lekë.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, prokurori  Alfred Shehu u shpreh sot (8 Nëntor) se SPAK ka kërkuar buxhet shtesë për pagat, por edhe ndërtimin e godinës së re. 

“Në parashikimet buxhetore për këtë vit, edhe pse është reflektuar shqetësimi ynë lidhur me fondet buxhetore, sa i përket shpenzimeve kapitale, investimeve, konstatojmë që nuk janë marrë në konsideratë kërkesat shtesë lidhur me pagat, por gjithashtu do të ishte e nevojshme një plotësim i plotë i kërkesave në zërat e tjerë”.

Ai u shpreh se në total diferenca nga kërkesa e SPAK me projektbuxhetin e miratuar është në shifrën 198.770.472 lekë.

Sa i përket buxhetit afatmesëm 2025-2027, Shehu u shpreh se, SPAK ka paraqitur kërkesën për 40 punonjës shtesë për Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilët janë miratuar në pr/buxhetin e 2025-ës në pozicionin hetues, në shumën 250 milionë lekë.

Gjithashtu, u shpreh Shehu, kërkesa shtesë për personel mbi organikë për 1 punonjës në pozicion drejtor kabineti dhe 10 punonjës në pozicionin e këshilltarëve të cilët janë miratuar në  pr/buxhetin e 2025-ës në shumën 54 milionë lekë.

Relatori, deputeti Saimir Hasalla u shpreh se, ky buxhet në total i parashikuar për SPAK është rreth 2.17 miliardë lekë, nga të cilat 1.32 miliardë lekë shpenzime për paga, sigurime shoqërore, 248 milionë shpenzime për mallra dhe shpenzime. 600 milionë lekë shpenzime për investime”. Hasalla nënvizoi se, numri i punonjësve të SPAK për vitin 2025 është parashikuar të jetë 322 punonjës.

Në krahasim me ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e vitit 2024 rezulton se, shpenzime totale të SPAK janë rritur me rreth 356 milionë lekë ose 19.6% më shumë, theksoi Hasalla.

Ai shtoi se, SPAK ka paraqitur kërkesë për ndryshime buxhetore me shtesa mbi fondet e akorduara në pr/buxhetin e paraqitur nga Këshilli i ministrave në vlerën e 491.4 milionë lekë ose rreth 22.6% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025.

Hasalla u shpreh se, prej këtyre 119 milionë lekë shtesë janë kërkuar në zërin e  investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave si dhe investimeve të lidhura me të.

Përfaqësuesi Ministrisë së Financave u angazhua në rishikimin buxhetit të SPAK për zërin e pagave.

“Pjesën e pagave nevojitet që të bëjmë një rakordim me SPAK për të evidentuar se në llogaritë tona paraprakisht themi që jemi në nivelet e akomodimit normal të plotë të nevojave që ka SPAK. Megjithatë jemi të hapur të rakordojmë në mënyrë që të alokohet shuma e kërkuar”, tha përfaqësuesi i MF.

Ky projektbuxhet sipas prokurorit të SPAK, përmbush kërkesat e Byrosë Kombëtare të hetimin të cilës do shtohen hetuesit e rinj.

“Në kërkesa shtesë janë paraqitur për personelin e kërkuar nga Byroja Kombëtare e hetimit, konkretisht për 40 punonjës të cilët janë miratuar në projektbuxhetin e 2025, në pozicionin e hetuesit në shumën e 250 milionë lekë”, tha Shehu.

Nga 1 janari, SPAK do t'i kalonjë edhe kompetencat e Komisionerit Publik. 

“Përveç shpenzimeve që do t’i duhet për shtim stafi për të kryer këtë detyrë të re kushtetuese ligji parashikon që do të duhet të ketë edhe një fazë tranzitore të institucionit të Komisionerit Publik, të administratës për të kryer transferimin e detyrës që parashikohet të jetë 6 muaj, 3 muaj, 9 muaj këtë do të duhet ta vlerësojmë të gjithë bashkë. A ka parashikim në buxhet për fondet që i duhet për këtë periudhë tranzitore kësaj pjese të administratës, Sekretarit të Përgjithshëm dhe një pjesë të stafit ndihmës që ata mendojnë që do të duhet të jetë rreth 16 punonjës?”, u shpreh Gazment Bardhi.

Ai gjithashtu theksoi që, “kërkesat e institucioneve të pavarura të drejtësisë të përcillen nga qeveria saktësisht siç janë paraqitur sepse qeveria nuk ka punë me buxhetin e institucioneve të pavarura, pastaj është Kuvendi që vendos, duke marrë sigurisht edhe mendimin e Ministrisë së Financave e përfshin apo jo të plotë kërkesën e institucioneve të drejtësisë”.

Sipas tij:

“Kjo që ndodh me buxhetin e shtetit, që institucionet e pavarura të drejtësisë paraqesin një kërkesë në MF dhe ministria vendos shpesh të sjellë më pak sesa institucionet e pavarura të drejtësisë kanë kërkuar, nuk përbën as më shumë e as më pak, por një cenim të pavarësisë financiare të institucioneve të drejtësisë”.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • illiri: 08/11/2024 18:15

    SPAKU DUHET TE KETE 200 PROKURORE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit