SPAK akses në EUROPOL, në ‘filtër’ grupet kriminale shqiptare jashtë vendit! Soreca: Hap i rëndësishëm për goditjen e krimit

SPAK akses në EUROPOL, në ‘filtër’ grupet kriminale shqiptare jashtë vendit! Soreca: Hap i rëndësishëm për goditjen e krimit

Një marrëveshje e nënshkruar sot mes SPAK dhe EUROPOL do të lehtësoj gjurmimin e grupeve kriminale shqiptare që veprojnë jashtë vendit. Marrëveshje mundëson marrjen e informacionit në kohë reale të të dhënave për shqiptarët e arrestuar jashtë, gjurmët e tyre të gishtave dhe se ku ndodhen aktualisht brenda BE, por SPAK nuk mund të ketë të dhëna në kohë reale se në çfarë faze ndodhet hetimet për të.

Nënshkrimi i Marrëveshjes i mundëson Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit marrjen e qasjes së drejtpërdrejtë në rrjetin ”SIENA”, si një  linjë e sigurt  komunikimi dhe shkëmbimi informacioni me EUROPOL, në kuadër të thellimit të hetimeve për subjekte që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale në kompetencë të SPAK.

Me këtë marrëveshje SPAK do të ketë akses të drejtpërdrejtë në bazën e të dhënave ”Siena”, për shkëmbimin e informacionit dhe marrjen e tij në kohë reale, me qëllim rritjen e efektivitetit të hetimeve penale nga Prokuroria e Posaçme, si dhe me qëllim finalizimin me operacione të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit të gjerë dhe nevojës për shkëmbim informacioni të sigurt e të besueshëm ndërmjet strukturave të hetimit, strukturave të ushtrimit të ndjekjes penale dhe strukturave policore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bazuar në marrëveshjen e lidhur ndërmjet Europol dhe  Republikës  së Shqipërisë; sot, u nënshkrua Marrëveshja Trepalëshe me objekt: “Dhënia e të drejtës së qasjes në sistemin elektronik “SIENA - Aplikim i Sigurt i Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit” , “EUROPOL” midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e BE.

Foto nga takimi ku u nënshkrua marrëveshja mes SPAK dhe EUROPOL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
SPAK marrëveshje me EUROPOL për gjurmimin e grupeve kriminale shqiptare, Soreca: Hap i rëndësishëm

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e ka cilësuar një hap të rëndësishëm marrëveshjen e nënshkruar mes EUROPOL, SPAK dhe Policisë së Shtetit për gjurmimin e grupeve kriminale shqiptare që veprojnë jashtë vendit. Soreca thekson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një prioritet për vendin tonë për tu anëtarësuar në BE.

"Marrëveshja e sotme mes SPAK dhe Policisë së Shtetit për t'u lidhur me Europol. Rrjeti i sigurt i informacionit (SIENA) është një hap i rëndësishëm përpara në bashkëpunimin operacional mes forcave policore të Shqipërisë dhe të Shteteve Anëtare të BE-së. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prioritet kyç për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit", shkruan Soreca.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur