Një hetim i nisur tre vite më parë nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit u finalizua këtë të enjte me shpërndarjen e urdhër arresteve për 44 persona, të përfshirë në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale. 35 urdhër arreste janë ekzekutuar, ku në burg janë lënë 33 persona, teksa një është në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitje.

Gjatë hetimeve, SPAK ka mundur të evidentoj 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Prrenjas, qytete ku edhe u shtri operacioni i zhvilluar përgjatë të enjtes. Veprat e dyshuara kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019 deri në nëntor të vitit 2020.

Përgjatë 36 muajve hetime, SPAK arriti të provoj veprimtarin kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës, dhe Adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastrës, kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në veçanti, në qytetin e Vlorës, u prenë 8 urdhër-arreste, të ekzekutuara janë gjashtë prej tyre. Një prej personave të kërkuar nuk u gjet në banesë, ndërsa një tjetër rezultoi të ishte arrestuar më herët për vepra të tjera penale.

Në pranga ranë: Denardo Dervishi, Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, Tepelene), Ervin Llana, Armand Koçiu, Servan Kerbizi, Xhuliano Aliu, Kristi Dauti, Sefer Dukaj, Fiodor Runaj, Hyrjet Runaj, Hader Runaj, Ardian Kastrati, Xhavit Filja, Adriatik Logli (punonjes policie prane DVP Gjirokaster), Valmir Polisi, Fadil Demaj, Landi Lezi, Erjon Kalemi dhe Bujar Brahaj.

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për personat e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale: Elton Ukaj, Marjano Beta, Mikel Ziflaj, Sokol Beqiraj, Marjus Tarataraj, Aleks Meçorapaj, Abedin Llajaj, Ardit Petraj, Neritan Lamaj, Hetem Velaj, Lleonidha Koçiaj, Klodian Delaj, Kastriot Lalaj dhe Ertjan Pjetergjokaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Aksioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale, dalin emrat e 33 personave të lënë në burg

Dalin emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “FIVE”, që shkatërroi 5 grupe kriminale të kultivimit dhe trafikut të drogës.

Në pranga ranë:

  • Denardo Dervishi
  • Fejzo Meçaj (punonjes policise SPZ, Tepelene)
  • Ervin Llana
  • Armand Koçiu
  • Servan Kerbizi
  • Xhuliano Aliu
  • Kristi Dauti
  • Sefer Dukaj
  • Fiodor Runaj
  • Hyrjet Runaj
  • Hader Runaj
  • Ardian Kastrati
  • Xhavit Filja
  • Adriatik Logli (punonjes policie prane DVP Gjirokaster)
  • Valmir Polisi
  • Fadil Demaj
  • Landi Lezi
  • Erjon Kalemi
  • Bujar Brahaj

 

Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për personat e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale:

  • Elton Ukaj
  • Marjano Beta
  • Mikel Ziflaj
  • Sokol Beqiraj
  • Marjus Tarataraj
  • Aleks Meçorapaj
  • Abedin Llajaj
  • Ardit Petraj
  • Neritan Lamaj
  • Hetem Velaj
  • Lleonidha Koçiaj
  • Klodian Delaj
  • Kastriot Lalaj
  • Ertjan Pjetergjokaj
Ora 15:39
Super aksioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale, Policia e Shtetit: 35 masa arresti të ekzekutuara! Si u zbulua aktiviteti kriminal i shtrirë në 5 qytete gjatë 3 viteve hetime

33 persona janë në burg, mes tyre dy punonjës policie, një tjetër është lënë në detyrim paraqitje dhe një në arrest shtëpia pas superoperacionit të SPAK që goditi 5 grupe kriminale të kultivimit dhe trafikut të drogës. Policia e shtetit njofton se ky operacion u finalizua pas tre vitesh hetime, teksa këto grupe kriminale vepronin në 6 qytete, përkatësisht në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.

Këto grupe kriminale vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, teksa janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.

Janë lënë në burg:  D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; F. M., 54 vjeç (punonjës policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Ndërkohë pjesë e këtij operacioni janë arrestuar më parë edhe personat: E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.

Në këtë operacion u angazhuan Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.

 

Ora 10:27
Operacioni i SPAK, dalin detaje: Hetimet për 3 vite! U zbuluan 5 grupe kriminale, 13 episode të trafikimit të kanabisit

1646899419_SPAK2.jpg

Dalin detaje të reja nga operacioni i SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime proaktive në kuadër të procedimit penal nr.130 të vitit 2019. Në këtë procedim penal janë hetuar shumë episode dhe një numër i madh personash të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 283, 248, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit proaktiv 3 (tre) vjeçar, është provuar veprimtaria e kundraligjshme e 5 (pesë) grupeve të strukturuara kriminale. Janë evidentuar 13 (trembëdhjetë) episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars - nëntor 2020.

Pas analizimit dhe vlerësimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është drejtuar kërkesa për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata me vendimin nr.16 datë 08.03.2022 ka vendosur:

  • caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, për 42 (dyzetedy) shtetas;
  • caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale për 1 (një) shtetas;
  • caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale, për 1 (një) shtetase.

 

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit persona “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale", njofton SPAK.

 

Ora 09:56
Detaje të reja nga operacioni i SPAK në 5 qytete, arrestohen 2 policë në Gjirokastër dhe Tepelenë

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK në 5 qytete të vendit, kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Burime për Report TV bëjnë me dije se janë arrestuar 2 policie në Gjirokastër dhe Tepelenë.