Nesër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në rend dite është shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit të SPAK, i cili më 26 nëntor 2025 vendosi të propozojë për këtë detyrë Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar.

Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra konkluduan se Joni Keta plotësonte kriteret për drejtimin e institucionit nga 6 kandidatet që kishin kaluar te gjitha fazat.

37-vjeçari Joni Keta ka mbajtur detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin si kreu i komanduar. Me votimin e nesërm, KLP  mbyllë procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së, një pozicion kyç për hetimet proaktive dhe punën operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.