Ish drejtoresha e Kadastrës Durrës akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve të dënuar për drogë në Belgjikë , çfarë deklaronte në gjykatë: Me Besjanin kam një djalë, që nuk ia njeh atësinë

Ish drejtoresha e Kadastrës Durrës akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve të dënuar për drogë në Belgjikë , çfarë deklaronte në gjykatë: Me Besjanin kam një djalë, që nuk ia njeh atësinë

1729845218_rajmondadashi.jpg

SPAK sot mbylli hetimet për ish drejtoren e Kadastrës Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Besjan e Leonard Ramaj që jetonin në Belgjikë. Vëllezërit bashkëpunonin përveçse me Dashin, edhe me administratorin e kompanisë Ledio 04, Ardjan Malasi duke i dhënë para cash për blerjen e pasurive të paluajtshme me qëllim pastrimin e parave. Tashmë dosja për të katërt është dërguar në GJKKO.

Prej tetorit 2023 Rajmonda Dashi, u hetua në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë në GJKKO (28 tetor 2023) ajo pat mohuar akuzat duke thënë se kishte njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë. Dashi pat thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit.

Ndërkohë sot SPAk ka zbuluar se Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018 në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi. Për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë, saktëson sot SPAK.

Ndërsa po në seancën e 28 tetorit në GJKKO, Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza ndaj tij nuk qëndron, teksa ka pranuar se ka blerë një apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

4 muaj në krye të kadastrës së Durrësit

Rajmonda Dashi u emërua në krye të Kadastrës në Durrës në gusht të 2021, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.

Ajo u emërua  pas largimit nga detyra të Viola Hima e cila e mbajti këtë post për 4 muaj. Kaq muaj zgjati dhe koha e detyrës për Rajmonda Dashin në krye të Kadastrës së Durrësit, pasi në dhjetor të 2021, vetë drejtori i Përgjithshëm i Kadastrave, i asaj kohe Artan Lame i kërkoi Dashit të dorëzojë dorëheqjen.


Lajmi kryesor:

'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot