SPAK dhe antimafia italianë zbarkojnë në terren. ReportTv mëson se janë 7 skuadra qe po kryejnë hetime të përbashkëta për grupet kriminale qe kane aktivitet midis dy vendeve Shqipëri-Itali dhe Evropë.
Po kryhen hetime për pastrim parash trafik droge dhe kërkime të personave qe fshihen dhe drejtojnë organizatat kriminale nga Shqipëria. Janë lokalizuar në Tiranë, Vlorë e Durrës investime të këtyre organizatave.
Nder personat qe fshihen ne Shqipëri janë edhe 2 bosë të mafias italiane që kërkohen nga DEA prej disa vitesh.