SPAK dhe DNA e Rumanisë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Marrëveshje u firmos në Bukuresht ku kreu i SPAK, Arben Kraja së bashku me delegacionin e tij u takua me përfaqësues të Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion në Rumani (DNA). Pas një takimi dypalësh u paraqit puna dhe arritjet e bëra deri tani nga SPAK dhe DNA rumune, u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar gjithmonë në rritje dhe sa më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, në rajon apo më gjerë.  

Gjithashtu delegacioni i SPAK-ut kreu takime dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Hetimit për Krimin e Organizuar dhe Terrorizmin në Rumani (DIICOT) .