Oficerët e Byrosë Kombëtare të hetimit që kanë mbushur afatin dy vjeçar do të ritestohen dhe ata që kanë treguar performacë të ulët, do të largohen. Kreu I Spak Altin Dumani, gjatë raportimit para anëtarëve të KLP-së, tha se dy vjet kanë qënë të mjaftueshme që ata të tregonin veten
“Disa prej tyre nuk e bejne as me qef atë që i është caktuar”, tha ai.
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka folur për problematikën e madhe për mungesat e zyrave që ka ky institucion. Dumani tha se në një zyrë në SPAK rrinë deri në 6 hetues.
“Deri në 6 hetues janë në një zyrë. Në rast se njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit. Unë ju kërkoj të ndërhyni me autoritetin që ju jep ligj që të kemi ambiente në nevojshme për ushtrimin efektiv të funskioneve. Është një proces që ka nisur por duhet të shkojë deri në fund”, tha Dumani.
Por në përgjigje të kësaj kërkesë, kryetari i KLP-së Alfred Balla i dha një lajm të mirë Dumanit
“ish-zyrat e nisura nga bashkia për ujësjellësin do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme”.
Në raportimin e tij Dumani tha se, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.
“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6737
Lajme të tjera
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
22 Mars, 17:32
-
Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë
21 Mars, 11:55
-
DASH: Shqipëria probleme me korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit e medias! Në 2022-shin progres me punën e SPAK dhe shërbimet dixhitale, por duhet më shumë
20 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim
20 Mars, 13:53
-
Deputetë e ministra të majtë, me pranga 'të djathta'?!
19 Mars, 19:21
-
Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve
18 Mars, 11:19
-
SPAK ia kaloi si kompetencë Prokurorisë dosjen e 21 janarit, familjarët e 4 të vrarëve e ankimojnë në GJKKO
17 Mars, 11:37
-
Skandali i financimit nga paratë ruse/ 'EU Reporter': Kryemadhi pronare e llogarisë në Zvicër! Të dhënat i solli një burim anonim, do i dërgojë dhe në SPAK
17 Mars, 10:41
-
Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi thirret në SPAK: U denonova nga qytetari që ishte kryer 3 ndërtime pa leje! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako
17 Mars, 10:28
-
Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë
16 Mars, 09:18
-
Me urdhër të SPAK, arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla! Policia dhe BKH i mësyjnë në shtëpinë e vëllait (VIDEO)
15 Mars, 21:41
TE NDERTOHET NJE GODINE E RE ,,,KA TE DREJTE DUMANI,,,,TE BEHET DIKU ANDEJ NGA SAUKU QE TE JETE DHE AFER AMBASADES AMERIKANE TE BEHET E MADHE ME 100 SALLA GJYGJESH,,,,PO ATY NGJITUR TE BEHET DHE MINISTRIA E DREJTESISE ,,,DHE NJE GJYKATE E SPAKUT ,,TE JENE TE GJITHA BASHKE NE NJE OBORR,,,,QE MINISTRIA E DREJTESISE TE IKE NGA BULEVARDI ZOGU I PARE,,,ATY TE BEHET HOTEL SIC KA QENE ARBERIA....
PërgjigjuO kryetari i spakut po zyrat u mungojn po arestoni o maskarenjt e gjithe politikes se e meruat kete popull vetem me njerzit e thjesht i fusni brenda sikur jane dele dhe skeni nevoj per zyra e del jep leksione kemi bere ate e kete i fusni brenda gjithe te koruptut se nuk dine ku ti cojne leket nga Sal e met e ram e gjithe te tjeret nga mbrapa dhe ndertoni zyra pa fund po jeni te koruptu se ata u kane vene dhe vetem me popullin mereni i merni si dele e i fusni pa prova kurse keta kan prova e fakte e ju rini ska indicje thoni turp tu vi maskarenje po ka sy e vesh perendia …
PërgjigjuO shushunjat e SPAK zyrat ju pengon juve te beni detyren? Pak zyra ka qe mund te merren me qera ne Tirane? Kokat e skuthave, keni mbush breket nuk ka Amerike qe ju nxjerr lepurin nga barku.
PërgjigjuO kriminelat e SPAK-ut ju mungojne zyrat ?ju mungojne trutr e kokes se edhe ju hajduta jeni ,denoni persona pa prova ,per ata qe po gelmon bota per ju nuk jane prova ,pse nuk arestoni monika kryemadhin ? Aasju paguan .harram e paci rrrogen qe merni ju paguheni me taksat e popullit .te te vije turp qe del dhe flet ,