Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, 3 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim! Finalizohet 'Inkorporimi' në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet britanike (EMRAT)

Një operacion policor ‘Inkorporimi’ në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe autoritetet britanike për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar është finalizuar.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë sekuestruar një arsenal armësh prej 25 armë zjarri qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Si dhe janë sekuestruar veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

'Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. 

Sekuestohen dhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).', njofton policia.

Operacioni çoi në ekzekutimin e masës së arrestit në burg për 3 persona, të cilët u kapën në Tiranë. Ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim dhe dyshohet se ndodhen në Britani. Shtetasit e arrestuar janë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj, të tre banues në Tiranë.

'Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie. 

Konretisht janë arrestuar shtetasit: Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, Rifat Avdiaj, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë.', vijon më tej njoftimi.   

Armët dhe veshjet e sekuestruara janë kapur nga policia në shtëpinë e Adulla Hoxhaj, që dyshohet se ishte koka e këtij grupi kriminal. Gjithashtu janë bërë kërkime në 6 banesa në Tropojë e në Tiranë.

Operacioni ‘Inkorporimi’ është kryer në bazë të një hetimi të nisur në prillin e vitit 2023 nga DVP Durrës. Më tej u kërkua ndihma e SPAK, BKH dhe autoriteteve britanike.

'Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga.', thotë njoftimi i policisë.

Po në bashkëpunim me këto struktura vijon puna për kapjen e 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim dhe që dyshohet se janë në Mbretërinë e Bashkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Trafik nga Shqipëria në Angli, momenti kur sekuestrohet arsenali i armëve në banesën e kokës së grupit kriminal

Janë bërë publike pamjet nga momenti i sekuestrimit të arsenalit të armëve të grupit kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Si pasojë e operacionit të zhvilluar nga policia e shtetit në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe autoritetet britanikeu lëshuan 6 urdhërarreste ndërsa u ekzekutuan 3 prej tyre, për 3 shtetas që u kapën në Tiranë.

Ndërsa 3 të tjerët dyshohet se ndodhen në Britaninë e Madhe. Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Adulla Hoxhaj, që dyshohet si kreu i grupit kriminal, u gjet arsenali i madh i armëve.

1722522464_armet.jpg

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akullthyesit: 01/08/2024 17:53

    Pu pu pu mbetruina per skrap te kohes 1997 qe shiten ne tregun e zi. Ato ndryshk i hjalle si i blejne edhe ato persona qe i duhen. Apo kan par chuk norris qe dilte nga uji me mitraloz... ishte film o gjytryma...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim