SPAK finalizon operacionin anti-kanabis në Tiranë dhe Durrës, në pranga 8 persona, 5 në kërkim (EMRAT)

SPAK finalizon operacionin anti-kanabis në Tiranë dhe Durrës, në pranga 8 persona, 5 në kërkim (EMRAT)

1668694347_arrestohen.JPG

Është finalizuar megaoperacioni antikanabis i SPAK, i nisur tre vite më parë në zonat e Durrësit, Tiranës dhe Fushë-Krujës ku 13 persona ishin vënë nën hetim si të dyshuar në pjesëmarrjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Për pasojë janë arrestuar këta 8 persona:

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Skënder Velja., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Saba Shehi., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Asim Pulaci 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xhemal Zogu 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, konkretisht:

Bujar Sefa (alias Xaka) 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Armand Dërvishi, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Edison Xaka, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Agron Asllanaj, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Haxhi Murati, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.


Lajmi kryesor:

Tre vite hetime nga SPAK për 13 persona që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës! Arrestohen 8 prej tyre, 5 të tjerë në kërkim


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?



×

Lajmi i fundit

Korçë, burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath nga vendngjarja! 38 vjeçarja transportohet në spital në gjendje të rëndë (EMRAT)

Korçë, burri plagos me thikë gruan dhe ia mbath nga vendngjarja! 38 vjeçarja transportohet në spital në gjendje të rëndë (EMRAT)