Eldi Dizdari alias Denis Matoshi është një prej eksponentëve të kërkuar nga drejtësia i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Dizdari është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nga drejtësia italiane i cilësuar si pjesëtar i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

Ai është arrestuar në vitin 2020 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian, por më pas u lirua. Aktualisht dyshohet se Eldi Dizdari fshihet në Dubai, ndërsa SPAK ka lëshuar ndaj tij masën ‘arrest me burg’ për përfshirje në trafikun e narkotikëve.


Lajmi kryesor:

Goditet grupi i Salvador Aliut, trafikuan 50 tonë kokainë! 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 491 pasuri me vlerë 150 mln euro, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)