Një hetim i nisur nga SPAK për dy tendera me vlerë 21 milionë dollarë të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik, nuk e shqetëson kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
“Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”, thotë Celibashi.
Komisioni është duke pritur partitë politike që të gjejnë dakordësi për të përdorur pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik, të cilat janë blerë miliona euro, e nëse do të kenë konsensus ta zgjerojnë edhe më tej këtë proces.
“E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, thotë Celibashi.
Një nga detyrat më të vështira të KQZ-së, ku sërish partitë janë ato që do të tregojnë nëse do ta bëjnë apo do ta bllokojnë, është vota e emigrantëve. Dokumenti i parë që po hartohet, është ai për regjistrimin e votuesve nga jashtë.
Mënyra e regjistrimit të votuesve, si dhe transportimi i votës, do të miratohet nga Komisioni Rregullator e këtu duhet edhe vota e një përfaqësuesi të opozitës, duke e bërë konsensusin të domosdoshëm.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 969
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin
21 Dhjetor, 09:52
-
Ylli Pata: Seanca e parë mbi Ballukun në Kuvend, një erë e re në SPAK?
20 Dhjetor, 09:58
-
Mero Baze: Debati për USB tregon për 'drejtësinë popullore' që kemi vendosur
19 Dhjetor, 20:22
-
'Balluku, krim të organizuar', Barbara Doda për Report Tv: Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
19 Dhjetor, 18:52
-
Dosja 10 mijë faqe për Ballukun/ Avokati Fran Dashi për Report Tv: Alarmante, duhet që të ishte dorëhequr
19 Dhjetor, 17:40
-
Akuzohet për shkelje me tenderin 700 mijë euro, SPAK i komunikon Benet Becit mbylljen e hetimeve
19 Dhjetor, 15:10
-
SPAK shtyn sërish hetimet për Arben Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
19 Dhjetor, 14:43
-
Akuzat e SPAK, Lapardhaja: Balluku dhe PS e kanë humbur betejën e imunitetit! Protesta e PD-së, një xhiro në bulevard!
19 Dhjetor, 14:31
-
SPAK do arrestimin e Ballukut, shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit të Mandateve! PD: Peleshi po i lë kohë që të prishë provat! Deputetët marrin dosjen me 10 mijë faqe
19 Dhjetor, 07:12
-
Adrian Thano: Një letër ‘nga brenda shtëpisë’ (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)
19 Dhjetor, 07:01
-
Këshilli i Mandateve do të vendosë për imunitetin e Ballukut/ Duraj: Mund të arratiset! Prençi: Kuvendi t’i bindet kërkesës së SPAK
18 Dhjetor, 22:36
-
Ylli Pata: Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit
18 Dhjetor, 19:36