SPAK heton Metën, Berisha: Po organizohet nga urdhrat e shtetit monist! Paralajmëron trazira: Do shkojmë drejt mosbindjes civile

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimin e SPAK ndaj Ilir Metës. Berisha tha se ky hetim po organizohet nga urdhrat e shtetit monist.

‘Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK-ut, SHISH, Komisionit të Dosjeve, në anekse të zyrës së Edi Ramës. Gjithçka por organizohet nga shteti monist.’- tha Berisha.

Berisha paralajmëroi se aksioni opozitar do të vijojë me protesta, por edhe mosbindje civile. Berisha u shpreh se nuk bëhet fjalë për dhunë, por mosbindja civile nuk është as “gudulisëse”.

‘Aksioni opozitar do vazhdojë me të gjitha format e protestave përfshirë dhe mosbindejn civile, nuk është e dhunshme por jo dhe gudulisje.’- u shpreh Berisha.

Berisha tha se kanë marrëdhënie shumë të mira me Partinë e Lirisë dhe janë në sinkron.

‘Shumë të mira janë marrëdhëniet me Partinë e Lirisë. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet”, tha Berisha.

SPAK vijon hetimet për Ilir Metës, ndërsa një ditë më parë i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Kreut të Partisë së Lirisë. Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri.

DEKLARATA SALI BERISHËS PAS MBLEDHJES SË KRYESISË NË POGRADEC 

Me mendje dhe me zemër, Pogradeci në një aspekt është më i vecanti i të gjitha qyteteve. Është një shkrirjë në një  me liqenin, njerëzit, mikëpritjen dhe krijimet e artistëve, poetëve dhe shkrimtarëve të këtij qyteti. E nisa vizitën time sot këtu duke vizituar studion e Vangjo Vasilit, u mrekullova nga krijimtaria e këtij piktori të shquar të Pogradecit dhe të Shqipërisë. 

Në tablot e tij, krijimet e tij spikaste përveç një eksplorimi në impresionozëm por ajo që spikaste në skuencat e autorit në vite dhe dekada për të qënë vetja e tij. Vangjo Vasili është njëri prej piktoreve të mëdhenj të Pogradecit, të tjerë janë të talentuar të mëdhenj dhe që kanë emër në mbarë kombin. 

Pas kësaj ekspozite të cilën e vlerësoj shumë unë bëra një takim me anëtarët e kryesisë të degës së partisë demokratike të pogradecit. Në këtë takim shtrova para tyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat dhe demokrate, që ka sot partia demokratike për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i lirisë së Shqipëtarëve i cili ka përqëndruar në duart e tij duke dhunuar votën dhe do më falni ktu, në garën elektorale të 25 prillit, ajo ishte një garë e zhvilluar midis shtetit elektoral apo partisë shtet elektorale dhe subjekteve të tjera çka do të thotë se nuk ishte një garë elektorale. 

Po i lëmë mënjanë tonelatat me euro krimi që janë përdorur për të blerë votat, bandat që janë përdorur për të ushtruar terror. Unë po marr këtu vetëm faktin e shtetit, e partisë shtet si makineri elektorale ndaj dhe pushteti i Edi Ramës i përqëndruar sot 10% më shumë sesa në 91shin tek Ramiz Alia ështe një shtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët, në një makineri gjigande plaçkitje dhe grabitje e qytetarëve, ka shndërruar shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave kombëtre të shaipëtarëve. 

Të gjitha këto dëshmojnë se demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndesishem se ai i 91shit për të shpëtuar shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i lirisë shqipëtare, i votës së lirë. 

Pyetje: Si do ta shpëtoni Shqipërinë, nëpërmjet votes, nëpërmjet protestave?
Sali Berisha: Sigurisht partia demokratike nuk merr kurrë pushtet nga rrugë tjetër përveçse me votë kurse protesta është pa asnjë diskutim i institucionit demokratik për ti dhënë mesimet e merituara kësaj qeverie dhe këtij regjimi. 

Pyetje: Një koment për nisjen e hetimeve nga spak ndaj Ilir Metës. 

Sali Berisha: Gjithçka është në kuadrin e shndrrimit të spakut, shërbimit informativ kombëtar, atij komisionit të dosjeve në anekse të zyrës së Edi Ramës. Kjo është gjithçka zhvillohet në kuadrin e shtetit monist.

Pyetje: Maxhoranca ka propozuar ligjin e përjashtimit të ishsigurimsave të shtetit nga parlamenti, a do ta mbështesni si ligj në parlament? 

Sali Berisha: Partia Demokratike ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë, e ka votuar ne 96ën, e ka kundërshtuar partia socialiste dhe e ka hamenduar në pushtet. E ka votuar në 2008 dhe partia socialiste, Edi Rama e ka dërguar në gjykatë kushtetuese atë ligj. PD ka qënë, është dhe do të jetë gjithmonë për ligjin e lustracionit, nuk ka asnjë hezitim për këtë, por nuk duhet ngutur, Edi Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedurën ligjore kundër kundërshtarëve do të shpëtojë, por nuk shpëton, jo kundër meje, ai e ka nisur me një falsifikim sepse personi i cili për të cilin akuzohet mohoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me Ilir Metën dhe kjo është nisur për këtë arsye.

Pyetje: Si do të vazhdojë aksioni opozitar? 

Sali Berisha: Aksioni opozitar do të vazhdojë në të gjitha format e protestave përfshi edhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudulisëse nuk është. 

Pyetje: Marredhëniet me partinë e lirisë si janë? 

Sali Berisha: Shumë të mira, jemi në sinfoni te plotë. 

Pyetje: PD ka hedhur poshtë çështjen e koalicioneve parazgjedhore, si do të veprohet  ka rrezik që Rama sërish do të jetë në pushtet 

Sali Berisha: Asgjë nuk pengon, nuk ka penguar dhe sdo të pengojë më këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara dhe e shihni si përpëlitet.

 

Deklarate e plote

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/08/2022 03:02

    Devotshmeria ne keto raste per njeri-tjetrin pritet te jete mutuale, eshte thjesht ceshtje kohe perballimi me drejtesine nga te dy.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 25/08/2022 23:14

    Patjeter qe me lirin do shkoj ne mos bindje civile se ajo i ka mbetur.

    Përgjigju
  • REXHEP SUMA [ KEPI ]: 25/08/2022 19:53

    O plaku mere o Salhe ***** ka mbaruar koha jote mor kriminel hajdut burgut si shpëton dot.

    Përgjigju
  • Andis: 25/08/2022 19:42

    Saliu ka marr fund

    Përgjigju
  • Andi: 25/08/2022 19:41

    Po kush te degjon ty o sale

    Përgjigju
  • albert: 25/08/2022 19:37

    kriminelat kshu veprojne sic po vepron ti tn fiks, dy kriminela kok me kok duke mbeshtet njeri tjtr

    Përgjigju
  • besnik: 25/08/2022 19:35

    po normal qe ne mosbindje civile do vazhdoni si kriminela qe jeni

    Përgjigju
  • Nora: 25/08/2022 19:30

    Po berisha kur e shante meten se kuptoj tani po e mbron

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2022 19:30

    Ca po organizohet asgje. Vetem me fjale dijne te merren keta te dy

    Përgjigju
  • Florie: 25/08/2022 19:27

    Ishalla bashk me liken perfundo dhe berisha n burg se bashkepuntor jan

    Përgjigju
  • Vani: 25/08/2022 19:27

    Spo ju perfill asnje juve te pd

    Përgjigju
  • Anonim: 25/08/2022 19:26

    TI DO NA I HASH TE GJITH ????????????????????DHE DO NA LESH PA MENDERE.

    Përgjigju
  • Rildi: 25/08/2022 19:26

    Po ju vetem per trazira e keni mendjen prandaj nuk ju do njeri

    Përgjigju
  • Dea: 25/08/2022 19:26

    Lajm shum i mir ky ishalla perfundon sa me shpejt n burg

    Përgjigju
  • Krist: 25/08/2022 19:24

    Injorant dreqi

    Përgjigju
  • Luis: 25/08/2022 19:24

    Sa budalla qe eshte ky Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë