Anëtari i Kolegjit të Apelimit merret i pandehur nga SPAK për falsifikim dokumentesh, avokati: Apeli e rrëzoi

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci në cilësinë e të pandehurit është paraqitur këtë të enjte në SPAK për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. I shoqëruar dhe nga 2 avokatët e tij Andi Duraj e Jordan Daci gjyqtarit të Vettingut i është komunikuar akuza e ngritur nga Prokuroria e Posaçme.

Në përfundim të seancës avokati i gjyqtarit, Andi Duraj, tha se seanca nuk prodhoi asgjë të re, pasi sipas tij, nuk ka vepër penale ndaj Luan Dacit.

“Nuk është se kishte ndonjë provë të re. I takon gjykatës të vendosë mbi debatin që ne kemi. I qëndrojmë të njëjtit pretendim, që nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Fakti që çështja po shkon në gjykim tregon se SPAK e ka marrë parasysh, arsyetimi është i ndryshëm. I qëndrojmë që nga momenti i parë të njëjtit pretendim që nuk kemi të bëjmë me vepër penale”, tha ai.

Sakaq i pyetur lidhur me një pezullim të mundshëm nga detyra të gjyqtarit avokati Jordan Daci theksoi se as KPA dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta marrë një vendim të tillë, për sa kohë ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit se nuk ka vepër penale.

“Ka një vendim të Gjykatës së Apelit që i ka paraprirë situatës për pezullimin e tij nga detyra. Është vendim i formës së prerë, i cili vërteton se s’ka vepër penale. KPA dhe askush tjetër nuk mund të dalë përtej këtij vendimi. Në këto kushte, përderisa ka një ndalim për të proceduar përtej, sepse ka një vendim të formës së prerë që thotë se nuk ka vepër penale, absolutisht ata nuk mund të marrin atributet e Gjykatës Penale”, tha avokati Daci.

Pas kësaj seance avokatët e gjyqtarit Luan Daci brenda 10 ditësh duhet ti paraqesin SPAK prova për rishikim të akuzës. Pas komunikimit të akuzës pritet të zhvillohet seanca paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo gjykata mund ta kthejë çështjen për hetime të tjera në prokurori.

Sipas SPAK, Luan Daci ka falsifikuar dokumentet në momentin që ka aplikuar për të qenë pjesë e KPA duke fshehur shkarkim si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës në vitin 1997. Fillimisht gjyqtari i shkallës së fundit të Vettingut u pezullua nga detyra më 20 maj dhe u mor në hetim nga SPAK, por dy javë më vonë ishte Gjykata e Apelit që rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyre gjyqtarin.

1595434660_daci.jpg

Luan Daci

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton