Vrasja e Gentjan dhe Nezir Beqirit në 2012, SPAK kërkon burg përjetë për Ardjan Çapjan dhe Olsi Lekun! 25 vite për Florenc Capjan! 'Kursen' bashkëpunëtorin e drejtësisë

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe 25 vite për Florenc Çapjan, të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, ngjarje e ndodhur në 2012. Ditën e sotme SPAK ka lexuar pretencën në një seancë ku ishte i pranishëm edhe vetë Ardian Çapja, por që nuk ka bëri asnjë reagim pas vendimit.

Ndërkohë, SPAK ka dhënë pretencën edhe për pjesëtarët e tjerë të grupit që u përfshinë në vrasjen e babë e bir në Elbasan 18 vite më parë. Më konkretisht, SPAK ka kërkuar burg përjetë edhe për Olsi Leku, ekzekutuesin e planit, 20 vjet burg për Klajdi Dokolin dhe Etien Cani. Ervis Bardhi, i cili ka qenë ai që zbardhi të gjithë ngjarjen dhe u bë bashkëpunëtor i drejtësisë është “falur” nga SPAK, që për të kërkon vetëm 6 vite burg.

“Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, ka thënë më herët Ervis Bardhi në dëshminë e tij. 

Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave. 

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit të vitit 2021, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit. Ndërkohë Florenca Çapja është ende në kërkim pasi akuzohet si porositës i vrasjes së dy personave, babë e bir. 

Pretenca  SPAK
Ardian Capja burg përjetë
Florenc Capja 25 vjet
Olsi Leku  burg përjetë
Ervis Bardhi 6 vjet
Klajdi Dokoli 20 vjet
Etien Cani 20 vjet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Si ndodhi ngjarja dhe roli i të arrestuarve
Polici Neshat Budani 10 vite më parë ishte me 2 kolegët e tij në ruajtje të apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige. Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me “Insuline”, (pasi rezulton se ky polic vuan nga sëmundja e diabetit) dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke vazhduar ngrënien e mëngjesit. Pikërisht në këtë moment, Etien Çani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin, dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte gjumë dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht nga Etien Cani dhe Elvis Bardhi,duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri, është qëlluar me në kokë dhe trup, teksa flinte gjumë.

Dy vrasësit kanë përdorur pistoletë me silenciator ndërkohë që janë larguar me shpejtësi, pa u vënë re nga dy policët që ndodheshin jashtë pallatit. Pas rreth 30 minutash,punonjësi i policisë, Sami Derstila, si ka përfunduar mëngjesin është ngjitur në katin e pestë të pallatit,pikërisht në banesën e Gentian Beqirit, për të kryer kontrollin e të arrestuarit. Si është afruar në derën e jashtme të banesës, fillimisht ka trokitur e më pas është futur në ambjentet e brendshme të banesës.

Sapo është futur brenda,Sami Derstila, ka gjetur në korridor të shrirënë dyshemeNezir Beqiri (babai i të arrestuarit Gentian Beqiri) i cili kishte, shenja dhune.Sami Derstila, është munduar t’i japë ndihmën e parë pasi Nezir Beqiri, kishte shenja jete, por nuk ka mundur dot të flasë. Sami Derstila, menjëherë ka thirrur Neshat Budani, ndërkohë që kahyrë në dhomën e gjumit ku ndodhej i arrestuari Gentian Beqiri. Në këtë moment ka mbërritur dhe Neshat Budani dhe si kanë hyrë brendanë dhomë, kanë gjetur të vdekur nëkrevatin e tij Gentian Beqiri.Dy punonjësit e policisë kanë dalë menjëherë nga banesa për të konstatuar ndonjë person të dyshuar dhe disa metra larg kanë parë të largohen persona të panjohur.

Pas këtij momenti, rreth orës 09:44 Neshat Budani, ka njoftuar me telefonin e tij, celular sallën operative ku ka vënë në dijeni për ngjarjen. Nga procesverbali i paraqitjes për njohje i datës 15 gusht 2012 rezulton se polici Nehat Budani mes 16 fotove të kartotekës kriminale ka njohur si një nga personat që dyshohet si autor i vrasjes shtetasin Florenc Çapja. Ndërkohë nga polici tjetër Sami Derstila, është identifikuar dhe shoku i tij Arben Jaçe kësaj, prokuroria u mundua të mbajë në burg Çapjan dhe Jaçen, por dy policët Nehat Budani dhe Sami Derstila në gjykatë ndryshuan dëshminë duke pohuar se nuk ishin ata autorët e vrasjes.

Kjo solli dhe lirimin e tyre nga gjykata, dhe dështimin e plotë të dosjes. Në atë periudhë u kërcënuan prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët u detyruan të mbrohen nga efektivë të repartit “RESI”. Nga ana tjetër më tej prokuroria arrestoi policët Nehat Budani dhe Sami Derstila për “Dëshmi të rreme” dhe “Shpërdorim detyre”. 

Përplasjet mes fiseve në Elbasan
26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Ardit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!