TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të përcjellë pranë Emirateve të Bashkaura kërkesën për ekstradimin e Plaurent Dervishaj.

Dervishaj kërkohet nën kuadër të operacionit "Asgjë nuk harrohet" të zhvilluar nga SPAK e Policia e Shtetit.

Dervishaj, Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi sipas hetimeve aktuale janë të dyshuar për dy atentate me 4 viktima të ndodhura në 2005.

SPAK thotë në njoftimin publik se Dervishaj është pjesë e grupit që u përfshi në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në vitin 2005, ndërsa avokatët e të dyshuarve kanë mohuar këto akuza.

Plarent Dervishaj u arrestua javën e shkuar në Dubai ndërsa pritet që drejtësia atje të vendos për fatin e tij, nëse do të ektradohet apo jo në Shqipëri.