Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli.
Kjo kërkesë e SPAK vjen pasi Koka u lirua nga burgu me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme, me pretendimin se afatet e paraburgimit kishin përfunduar. Kjo kërkesë e SPAK dëshmon se Prokuroria e Posaçme nuk është dakord me vendimin e Apelit të GJKKO-së.
Por njoftimi i rekursit për Kokën ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar, pasi ish-ministri rezulton të jetë larguar nga vendi drejt Italisë. Koka ka njoftuar edhe më herët në gjyq se do të kryente një operacion për zemrën në Itali.
Ndërkohë, më pas, përmes një shpallje publike që mban datën 17 prill, vendoset në dijeni ish-ministri për këtë çështje.
Kujtojmë se ish-ministri u arrestua në vitin 2021 për ‘inceneratorët’, si i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrim parash’ dhe ‘korrupsion’. Ai u dënua me vendime që nuk kanë marrë formë të prerë, për dosjen e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
--------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








