SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, çon për gjykim 21 të pandehur! Priten qëndrimet e avokatëve, pastaj vendos GJKKO

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit, ndërsa u komunikuan akuzat për 21 të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Alqi Ballko dhe ish-ministri Lefter Koka. Sipas hetimimeve të SPAK, 4 milionë euro janë paguar për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Pas mbylljes së hetimeve, priten qëndrimet e avokatëve dhe më pas GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. 

Rreth dy javë më parë, GJKKO firmosi 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit, 10 ‘arrest në burg’ dhe 1 në ‘arrest shtëpie’. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë. 

Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione.
Në mesin e të arretuarve është Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit të Fierit, i cili ka miratuar dhe më pas dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime fiktive të shoqërisë, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar sipas kontratës. Gjithashtu, Arben Dervishaj ka marrë përfitime të parregullta nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, përfitime të udhëtimeve të tij private, biletave avioni, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali. Zoto me administratorët e inceneratorit kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare.

Ndërkohë, ashtu siç dyshonte që në mars SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Sipas SPAK, është e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga Alqi Bllako, ndërsa Lefter Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

Me këto urdhër arreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar. Nuk shpjegohet lidhja me inceneratorin e Fierit e Arjola Kodrës, administratore e Inceneratorit të Tiranës, dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione, ish administrator i Landfillit të Sharrës

Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:

  1. Arbër Denizi       Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
  2. Juri Ymeraj          Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
  3. Silvester Dreza   (Në kërkim)
  4. Enver Sheshi      administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)
  5. Robert Shabani   përfaqësues ligjor i 'Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
  6. Regan Merdani    administrator i 'Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)
  7. Gentian Zifla, me administrator i 'Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)

Personat me përgjegjësi administrative të përfshirë: 

  1. Luran Dusha administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim)
  2. Arjola Kodra, administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim )
  3. Arben Dervishaj, biznesmen, Zv. President i FSHF (I arrestuar)
  4. Giuseppe Ciaffaglione administrator i Landfillit të Sharrës (Në kërkim)

Masat e marra në marsin e kaluar për inceneratorin e Fierit
Ndërkohë që në një aksion të marsit të kaluar për inceneratorin e Fierit SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, Alqi Bllako ish deputet dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  Nga 10 masa sigurie 8 kanë qenë masa 'arrest me burg' dhe 2 në 'arrest shtëpie' për Inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë  Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë