TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e prokurores Manjola Kajana në strukturën e SPAK-ut. Kim thotë se kapaciteti më i madh i SPAK-ut do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt. "Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt" shkruan Kim. Me Kajanën shkoi në 13 numri i prokurorëve që janë pjesë e SPAK-ut.