Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar doli sot (24 shkurt) me një njoftim mbi masat e sigurisë për vepra të ndryshme penale që i ka nën kompetencë, shifra që i përkasin vitit 2024.
Me një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar edhe me një foto-ilustrim shifrash e përqindjeje, SPAK bën me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona, ose më pak se gjysma.
Kurse 10% e masave janë për krime të tjera. Publikimi i këtyre statistikave vjen pas kritikave të vazhdueshme nga mazhoranca, se Prokuroria e Posaçme e përdor masën “Arrest në burg” pa kriter.

“Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë "arrest me burg" zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara”, thekson Prokuroria e Posaçme.
Ndërsa maxhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK prej ditësh, për përdorimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’, Prokuroria e Posaçme iu përgjigj më 19 shkurt me disa statistika. Po në rrjetin social të Facebook, SPAK publikoi një bilanc për vitin 2024, ku figuron se vetëm 30% e personave që po hetohen nga SPAK janë në masë sigurie ‘arrest në burg’ pra në paraburgim, teksa sot ka përsëritur shifrat e masave nga ana e saj.
Tabela krahasuese e shifrave nga SPAK për masat e sigurisë, në vitin 2024, e publikuar në Facebook
Komente


A e dini që SPAK bën si i thonë ata partiak të ndyrë që ka mbledhur sepse nuk ka një organ që ti kontrolloi.
Përgjigju