Shkëlqim Hajdari në Report Tv: SPAK do hetojë edhe vrasje të bujshme në politikë

Komisioni i Posaçëm ka propozuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë hapa për ngritjen e SPAK duke bërë të ditur se kjo strukturë do të ngrihet me 8 anëtarë brenda muajit nëntor. I ftuar në emisionin '45 minuta' ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka diskutuar rreth ngritjes së SPAK me 8 pjesëtarë. Hajdari ka deklaruar se në fillim të dhjetorit do të ngrihet SPAK dhe do të kemi rezultatet e para.

"Fillimi i Dhjetorit SPAK do të fillojë punë, për mua. Drejtuesi i ri i SPAK do të zgjidhet nga KLP nga këto 8 persona. Është bërë një renditje dhe mbi bazën e aftësive të tyre do të renditen por Këshilli i Lartë i Prokurorisë në fund do të vendos. Dumani mund të jetë drejtues. Do ta kishte zili cdo prokurori anti mafia." ka thënë Hajdari.

Ndërkohë ish prokurori ka deklaruar ndër të tjera se SPAK do të hetojë edhe vrasje të bujshme të kryera me indicie politikanësh. Më pas Hajdari është shprehur se prokurorët e SPAK do të jenë të pa korruptueshëm dhe se çdo i dënuar nga hetimi i tyre do tu sekuestrohet e gjithë pasuria e ngritur nga veprimtaritë e jashtë ligjshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Së shpejti inspektimet online/ Hajdari: Do të ulen me 60% rastet korruptive


I ftuar në emisionin '45 minuta'  Inspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka folur rreth sistemit “e-inspektimi” dhe trajnimi i trupave inspektuese. Ky sistem sipas Hajdarit do të ulë me 60% të rasteve të shkeljeve dhe të korupsionit.  Shkëlqim Hajdari, nënvizoi se 'E-inspektimi; do të kryhet i gjithi online dhe inspektimet  që do të bjënë inspektorët në terren do të kontrollohen të gjithë në kohë reale.  Sipas Hajdarit teknologji është praktika më e mirë dhe më efikase. Ai  bëri me dije se shumë shpejt të gjithë grupet e inspektimit do të pajisen me tableta.

"Do të kemi një konferencë ku do të marrin pjesë Bosnje Hercgoviznes, Malit të Zi, Maqedonia Serbia. Do të ketë profesore në fushën e entit rregullator. Do të ketë të ftuar nga Britania. Konferenca do të bëhet për tu aplikuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor. Do të shikohen se si janë rekrutuar inspektorët në këto vende dhe do të gjejmë një praktikë që për inspektimet të bëhen 5 sisteme dixhitale dhe të bëhet kalimi pa pengesa. Nëse një kamion ka kaluar pa probleme në një doganë të kalojë pa pengesa edhe tek të tjerat. Në fund të konferencës kemi rënë dakord. Dikur  inspektimet bëheshin me blloqe dore pa numër serial. Kjo histori ka mbaruar. Të gjithë bizneset në Shqipëri do të kontrollohen me thjeshtë. Inspketorët do të shihen se ku janë dhe se çpo bëjnë. Do të ulet korrupsioni në masën 60%. Bizneset njoftojnë për inspektorë që veprojnë pa autorizim dhe problematik." ka thënë Hajdari.

Ora 16:18
SPAK gati në dhjetor, por ç'ndodh me BKH-në?

1572012853_hajdari.jpg

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin '45 minuat' ka deklaruar se BKH është një tjetër strukturë që pritet me shumë entuziazëm. Megjithatë ish prokurori bën me dije se do të duhet fillimisht ngritja e SPAK dhe më pas BKH.

Hajdari ndër të tjera ka thënë se Prokurorët pjesë e BKH do të trajtohen ndër vite në SHBA me forcat e FBI.

"BKH do të bëhet pas SPAK pasi drejtuesit do të propozohen nga SPAK. Trajtimet do të bëhen 30 - 40 veta pjesë pjesë. Do të jenë rreth 30-40 prokurorë që do të trajtohen në Virxhinia dhe do të jetë ndër vite. "

Ora 16:18
Hajdari: SPAK do të hetojë edhe vrasje të bujshme në politikë, ja çdo ndodhë me pasurinë e të dënuarve


Duke folur dhe veprimtarisë që SPAK do të ketë në Shqipëri, ish prokurori Shkëlqim Hajdari, duke folur si një njohës i mirë i ligjit ka thënë se SPAK do të hetojnë edhe vrasje të bujshme në vend që kanë patur indicie politike.

Ndërsa për sa u përket pasurisë së personave që do të dënohen nga SPAK, Hajdari ka deklaruar se kjo pasuri do të sekuestrohet e gjitha.

"Në themel SPAK do të merret me akuzat. Kur bëhet fjalë për korrupsion. Spak mund të shkojë edhe tek disa vrasje të bujshme që mund të kenë lidhje me politikën. Nuk kemi nevojë ti diskutojmë. Por ka indicie që këto vrasje kanë ardhur si pasojë e përplasjes politike. Fajtorëve do tu merret edhe pasuria që është vjedhur. SPAK është ngritur për dy qëllime. Strukturë për goditjen e kirmit të organizuar dhe korrupsionit e dyta sekuestrimi i pasurisë që u takon popullit shqiptar. Do bëhet mësim. Arresti është në dorë të Parlamentit. Masa arrest me burg... SPAK i ka kushtet të jetë i pavarur nga goditjet. Super të mbrojtur. Do të jenë Prokurorë patriotë. " ka thënë Shkëlqim Hajdari ndër të tjera.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 25/10/2019 16:49

    KY HAJDARI ME DUKET KREJT HAJDAR,,,KY NUK MUND TE DENOJE ASNJERI,,KAM DEGJUAR SE MERR LEKE,,,,ME DUKET SHUME I KOMPROMENRUESHEM,,,ONM TA MARRE KETE NE KONSIDERATE.....

    Përgjigju
    • Arkimedi: 25/10/2019 20:43

      Ky eshte per vete objekt i SPAK-ut. Ky ish mik i ngushte i Llalles ka nje pasuri perrallore duke filluar nga vila dhe duke mbaruar tek apartamenti i dashnores. Cim Hajdari je kanceri i prokurorise se tiranes por Rama te shpetoi duke te bere k/inspektor.

    • Vucicdoli: 25/10/2019 20:11

      Edhe une kam degjuar qe gomeret (kafshet dhe jo si ai gomari plak qe ka shqupi)e vucicdolit flasin dhe e shkruajn gjuhen shqipe.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta