SPAK merr në pyetje dhe kontrollon banesën e gazetarit Elton Qyno! Prokurori: Po, është pyetur për të dhënë burimin! Hetimet do vazhdojnë

SPAK merr në pyetje dhe kontrollon banesën e gazetarit Elton Qyno! Prokurori: Po, është pyetur për të dhënë burimin! Hetimet do vazhdojnë

Elton Qyno

Gazetari i kronikës, Elton Qyno, u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një deklaratë për televizionin Ora News, gazetari tha se i ishte bërë presion për të treguar burimin.

Prokurori SPAK Behar Dibra i tha BIRN të mërkurën në mbrëmje se gazetari i televizionit Ora News, Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.

Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.

Qyno nuk ishte i arritshëm nëpërmjet telefonit për koment. Megjithatë, ai i tha televizionit Ora News më herët se ishte thirrur në Prokurori në orën 11 [paradite] dhe kishte dalë rreth orës 5 [pasdite].

Qyno shpjegoi se se i ishte komunikuar një vendim gjykate për kontroll të zyrës dhe banesës dhe se i ishte bërë presion për të treguar burimin, por pa specifikuara se për çfarë informacioni bëhej fjalë.

“Më thanë për të marrë një deklarim dhe filluan me presionet, me lloj-lloj forme, me qëllimin e vetëm për të treguar burimin”, tha ai për Ora News.

Elton Qyno është një gazetar me një eksperiencë të gjatë në shtypin e shkruar dhe median audiovizive. I aktualisht punon si gazetar që mbulon institucionet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë në televizionin Ora News dhe ftohet shpesh për të dhënë koment mbi aktualitetin në median audiovizive. Më herët Qyno ka punuar si gazetar në gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe televizionin Report TV.

Në një reagim për televizionin Ora News, kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se po e ndiqte rastin me vëmendje dhe po prisnin për një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta,” tha Çipa.

Në mbështejte të gazetarit Elton Qyno kanë reaguar kolegë të tij gazetarë dhe politikanë.

“Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe te vërtetës”, shkruan në Facebook gazetarja e televizionit Top Channel, Anila Hoxha.

Sipas gazetarit Basir Çollaku kolegu i tij Elton Qyno është ndaluar dhe marrë në pyetje për publikimin e dëshmisë së një të penduari të drejtësisë.

“Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese,” shkruan ai në Facebook.

Edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka dënuar rastin.

“Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtete shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në Shqipëri,” shkruan ai.

Reagim ka pasur edhe nga përfaqësues të klasës politike, shkruan Reportel.al

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/12/2023 02:42

    Le te mos ngaterohet dhenia e nje informacioni per te fituar klikime dhe shikues/degjues me graden e rrezikshmerise qe sjell dhenia e ketij lajmi per nje hetim ne vazhdim.Ndersa shtypi ka te drejten e informimit,por deri ku eshte limiti? Nuk duhet qe kriminelet te zhdukin provat,apo te ikin ne drejtim te paditur ne emer te /lirise se shtypit dhe informacionit/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?